Rama: Do ndalojmë ndërtimet në
Berat, Gjirokastër, Krujë
Kryeministri Rama ka deklaruar sot nga qyteti i Beratit se javën e ardhshme, Qeveria do të bllokojë dhe do të ndalojë çdo ndërtim të ri në qytetin e Beratit, Gjirokastrës dhe Krujës, me qëllimin për të parandaluar shkatërrimin e mëtejshëm të trashëgimisë kulturore dhe më pas, kurimin e asaj që është rrënuar në vite. Rama përuroi në Berat, pedonalen e re që lidh sheshin "Republika" dhe garantoi investimet për lulishten përreth lumit.
BERAT - Kryeministri Rama ka deklaruar sot nga qyteti i Beratit se javën e ardhshme, Qeveria do të bllokojë dhe do të ndalojë çdo ndërtim të ri në qytetin e Beratit, Gjirokastrës dhe Krujës, me qëllimin për të parandaluar shkatërrimin e mëtejshëm të trashëgimisë kulturore për të nisur më pas, kurimin e asaj që është rrënuar në vite.
Këtë deklaratë Rama e ka bërë gjatë ceremonisë së nisjes së punimeve për bulevardin e ri "Republika" - një financim ky i Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim. Me këtë rast, këshilli bashkiak i Beratit, iu akordoi donatorëve të huaj, edhe tituj nderi të këtij qyteti.
Kryeministri Rama tha: "Ky projekt është si dallëndyshja e parë dhe unë jam i kënaqur që ai lindi pikërisht këtu.
(Në foto: Kryeministri Rama duke goditur me çekiç gurin )Ky është vetëm fillimi i një transformimi rrënjësor për Beratin dhe dua të them që projekti, që përfshin gjithë rrugën kryesore, e cila do kthehet në rrugë këmbësore të denjë për këtë vatër të trashëgimisë kulturore e që përfshin edhe sheshin e rindërtuar të një qyteti të së shkuarës që jeton me të ardhmen, do të zgjerohet me lulishten buzë lumit dhe vepra të tjera, për të cilat Qeveria dhe bashkia do të investojmë me të gjitha fuqitë.
Kjo, në mënyrë që Berati pas katër vjetëve, të jetë qyteti i ëndrrave që prindërit kanë për fëmijët e tyre, që Berati të jetojë me sipërmarrjet e veta të vogla, duke përfituar nga trashëgimia kulturore, por edhe nga shërbimet cilësore.
Unë jam krenar për punën që bëri Fondacioni, sepse ajo tregon respektin për trashëgiminë kulturore të shqiptarëve, për vlerat e kërcënuara që po zhduken para syve tanë dhe për atë që Berati ka përfaqësuar në histori dhe kjo është vlera më e madhe e këtij projekti.
Në këtë frymë të këtij respekti, qeveria jonë do të marrë masa konkrete për të parandaluar rrënimin. Që këtë javë ne do të shpallin bllokimin dhe ndalimin e çdo ndërtimi të ri në Berat e Gjiokastër për të vlerësuar së pari trashëgiminë dhe pastaj për ta kuruar çdo plagë që i është shkaktuar trasjhëgimisë në gjithë këto vite rrënimi,"- përfundoi kreu i Qeverisë.
Në këtë ceremoni e mori fjalën edhe Michael Granoff, Presidenti i Fandacionit Shqiptaro - Amerikan, i cili tha se “prania e Kryeministrit sot, këtu, është një simbol i asaj që ne po synojmë të arrijmë jo vetëm në Berat, por në të gjithë Shqipërinë. Ky partneritet do jetë publik dhe privat, është një angazhim që ne t’i sjellim të dy bashkë këto krahë për të siguruar zhvillim për të gjith.”.
Më pas, u pre shiriti i përurimit dhe u zbulua guri i themelit, që do të përkujtojë këtë ditë të veçantë për qytetarët e Beratit dhe që Kryeministri Rama shfaqi dëshirën ta gdhendë vetë.
(Në foto: Guri i papërnuar)Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.8%
-
Jo
62.3%
-
Deri diku
5.8%
Vota total: 650
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zbulohet trajtimi i parë i astmës pas 50 vitesh kërkime
28 Nëntor, 14:45
-
Humbja në Liverpool, Ancelotti: Keni për ta parë, do kualifikohemi dhe do garojmë për trofeun
28 Nëntor, 14:41
-
Australia ndalon përdorimin e rrjeteve sociale deri në 16 vjeç! Parlamenti miraton nismën e kryeministrit me origjinë shqiptare Anthony Albanese
28 Nëntor, 14:38
-
Eduard Zaloshnja: Vetëm 40% e pasardhësve të familjeve të persekutuara gjatë regjimit komunist votojnë për PD-në…
28 Nëntor, 14:37
-
Itali/ Vdekja e 18-vjeçarit shqiptar Samuel Tafçiu dhe binjakeve Esposito, arrestohet 38-vjeçari! Akuzohet se shkaktoi shpërthimin në fabrikën e lëndëve plasëse (FOTOT)
28 Nëntor, 14:20
-
Vlorë/ Rama inspekton Qendrën Multifunksionale për Zhvillim Rajonal: Ambicie të mikpresim ajkën e inovacionit në SHBA dhe Europë
28 Nëntor, 14:19
-
112 vjetori i Pavarësisë/ Ceremonia e ngritjes së flamurit në Tiranë
28 Nëntor, 14:13
-
Renditja e re në FIFA/ Kombëtarja në vendnumëro, mbetet e 65-ta në botë! Kosova shkruan historinë, ndodhet e 99-ta
28 Nëntor, 14:06
-
Dosja/ ‘Ne i arrestojmë, ajo i liron!’, Artan Hoxha dyshohet se ‘shiti’ te Suel Çela policin që denoncoi për lirim trafikantësh gjyqtaren Pajtime Fetahu
28 Nëntor, 13:54
-
112-vjetori i Pavarësisë/ Ceremonia e ngritjes së flamurit në Shkodër
28 Nëntor, 13:46
-
Pulja/ Nervozizmi tradhton korrierin shqiptar, i sekuestrohen 17 kg kokainë në makinë! Pakot me figurë demi, vlera 2 mln euro, pranga 50-vjeçarit
28 Nëntor, 13:43
-
Dita e Pavarësisë, përurohet vepra e Mid’hat Frashërit! Vëllimi i dhjetë sjell të gjitha përkthimet e bëra prej tij
28 Nëntor, 13:29