BERAT- Kryeministri Edi Rama i ka "djegur" kryedemokratit Lulzim Basha një nga premtimet e tij elektorale.

Nga Berati kreu i qeverisë e ka bërë fakt të kryer se do të rrisë deri në 40% pagat e mjekëve dhe infermierëve brenda këtij mandati, pagë e cila sipas llogaritje shkon te rreth 1000 euro për mjekët dhe rreth 700 euro të infermierëve, pak a shumë aq sa ka premtuar Basha. Teksa inspektoi punimet e në godinën e maternitetit në Berat,  Rama tha se në këtë formë bluzat e bardha në Shqipëri nuk kanë pse të largohen drejt Gjermanisë apo Italisë, për një jetesë të mirë, siç ka ndodhur viteve të fundit. I njëjti premtim shkon edhe për mësuesit.

"Qershia mbi tortë është ndërhyrja që do bëjmë në këtë buxhet për pagat e mjekëve. Do bëjmë një ndërhyrje të fortë, do jenë një rritje e konsiderueshme. Nuk dua të flasë më shifrën finale, por besojmë që do të arrijmë në 40% që po e konkludojmë se duam ta bëjmë të kombinuar me pagat e mësuesve dhe plotësojmë një zotim të marrë që do kemi rritje 40% të këtij 4-vjeçari. Duam të shkojmë atje, ndërkohë që mjekëve dhe infermierëve aq më tepër në kushte aktuale, ku është një sfidë më komplekse, por edhe për t'u garantuar që cili do mjek apo infermierë të ketë një pagë që të mos jetë inferiore nga paga që mund të marrë në Itali apo Gjermani, se atje ka pagën më të lartë por ka taksa e qira, por duke ruajtur edhe bonusin e tyre. Ata që punojnë aty ku jetojnë do të ketë një pagë më të mirë për mjekë dhe infermierë dhe pastaj aty nuk besoj që jemi më në vrap me kohën. E di që e mira nuk ka fund, por të paktën që të kemi një pagë që të jetë super dinjitoze dhe pa pasur dallim nga vendet e rajonit", tha Rama. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:11
Rama kritikon kryebashkiakun e Beratit: Lyeji këto muret, mos të jenë si të Bathores në vitet ’90 (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka vizituar qytetin e Beratit, për të inspektuar rrugën e re të Kalasë së Beratit, që do të jetë e hapur edhe për automjetet.

Gjatë inspektmit, Rama ka parë një mur të pa lyer dhe nuk i ka kursyer kritikat për kryebashkiakun e Beratit, Ervin Demon.

Kryeministri i ka thënë që ti lyejë muret, pasi ngjanin si muret e Bathores në '90-tën.

"Edhe këto muret, se tashi kjo është rrugë turistike, të paktën një suvatim, një bojë të bardhë që të mos jenë kështu si mure të Bathores së viteve ’90", tha Rama.