Rama: Do shembim drejtësinë e
korruptuar, PD të rrijë në çadë

Rama: Do shembim drejtësinë e<br />korruptuar, PD të rrijë në çadë
Nga Durrësi ku zhvilloi një takim me të rinjtë që votojnë për herë të parë, kryeministri Edi Rama u shpreh mjaft qartë dhe i vendosur për pjesëmarrjen në zgjedhjet e 18 qershorit kur deklaroi se ata le të rrinë sa të duan në çadër, pasi ne do të vazhdojmë rrugën tonë.
 
Duke iu referuar bllokimit të Vettingut, Kryeministri tha se mes nesh dhe të ardhmes është muri i padrejtësisë që do ta shembin në 18 qershor.
 
"Muri i padrejtësisë që është ngritur nga gjykatës të korruptuar të lidhur me ata që janë futur në çadër nga frika e drejtësisë.
 
Ne do të pushojmë nga puna të gjithë gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar.
 
Për të mbajtur ata në punë, Saliu dhe Luli janë gati të lënë Shqipërinë pa punë dhe investime, madje janë gati ta ndajnë nga Europa që duam.
 
Mos dëgjoni se cfarë kërcënojnë, pasi Shqipëria mbrapa nuk kthehet, pasi nuk do të lejojmë kthimin pas.
 
Ata le të rrinë sa të duan në çadër ne do të vazhdojmë rrugën tonë, duke ndjekur yjet e qiellit të Shqipërisë
" deklaroi Rama.
 
Batutat, Rama: Barcelona ka Messin e Neymar, PD ka Saliun e Lulin
Gjatë takimit në Durrës nuk munguan edhe batutat me të rinjtë që kishin mbushur pallatin e sportit. Rama ironizoi eliminimin e Barcelonës nga Juventus kur iu drejtua tifozëve të Barcelonës.
 
"Kam një fjalë për tifozët e Barcelonës; Mos u mërzisni fare sepse ju keni Messin, ata kanë Saliun, ju keni Neymar ata kanë Lulin. As të Bayernit nuk duhet të mërziten, Realin shohim e bëjmë më vonë.
 
Në fund të fundit, miqtë e mi, futbolli është shfaqje, ne jemi spektatorë, rëndësi ka gëzimi.
 
Por beteja për 18 qershorin nuk është shfaqje dhe ne nuk jemi spektatore dhe beteja bëhet për Shqipërinë që dua
m" përfundoi ai.
 
Pjesë nga fjala e Ramës në Durrës
Që kur kemi ardhur disa vite më parë këtu pallati i Sportit ishte i mbushur me të gjithë, sot është mbushur me votues për herë të parë.
 
Momenti që të rinjtë të luftojnë për veten dhe familjen e tyre. Por ata që akuzojnë kanë problemin e madh se ua vret sytë pastërtia.
 
Sa herë Vangjushi fillon ndonjë projekt që është për të ardhmen ata protestojnë, por si nuk u mblodhën aty ku kishte plehra dhe gropa.
 
Sepse mes plehrave dhe shesheve, ata zgjedhin plehrat dhe gropat. Nuk do të rreshtim deri ditën e fundit për legalizimin e shtëpive.
 
Kam një fjalë për tifozët e Barcelonës; Mos u mërzisni fare sepse ju keni Messin, ata kanë Saliun, Ju keni Neymar ata kanë Lulin. As të Bayernit nuk duhet të mërziten, Realin shohim e bëjmë më vonë.
 
Në fund të fundit, miqtë e mi, futbolli është shfaqje, ne jemi spektatorë, dhe ska rëndësi kur mbaron shfaqja, pasi ka rëndësi gëzimi.
 
Por beteja për 18 qershorin nuk është shfaqje dhe ne nuk kemi spektatore dhe beteja bëhet për Shqipërinë që duam, me shtet me punë, me mirëqenie dhe ku prindërit që punojnë në shtet duhet të marrin edhe më shumë sesa marrin me pagat e rritura. Prindërit që punojnë në privat duhet të paguhen edhe më mirë. Kjo është beteja e 18 qershorit.
 
Mes jush dhe të ardhmes ka një mur që pengoi rrugën e këtyre viteve dhe vendosjen në vend të shumë të drejtave dhe lirive dhe këtë mur do të shembin në 18 qershor.
 
Ky është muri i padrejtësisë që është ngritur nga gjykatës të korruptuar të lidhur me ata që janë futur në çadër nga frika e drejtësisë.
 
Ne do të bëjmë të mundur të pushojmë nga puna të gjithë gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar.
 
Për të mbajtur ata në punë, Saliu dhe Luli janë gati të lënë Shqipërinë pa punë dhe investime, madje janë gati ta ndajnë nga Europa që duam.
 
Mos dëgjoni se cfarë kërcënojnë, pasi Shqipëria mbrapa nuk kthehet, pasi nuk do të lejojmë kthimin pas, mes nesh dhe të ardhmes është muri i padrejtësisë që do të shembin në 18 qershor dhe në 4 vitet e ardhshme do ta rrisim edhe më shumë ekonominë.
 
Ata le të rrinë sa të duan në çadër ne do të vazhdojmë rrugën tonë, duke ndjekur yjet e qiellit të Shqipërisë.

 
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Te Nazua' kafeneja e vogël e Progës, nën kërcënimet e gjobëvënësve

VIDEO/ 'Te Nazua' kafeneja e vogël e Progës, nën kërcënimet e gjobëvënësve