Rama: Do shpëtojmë
nga gjeli majë plehut

Rama: Do shpëtojmë <br />nga gjeli majë plehut
Kryetari i opozitës, Edi Rama, ka reaguar ndaj deklaratave të Berishës, i cili etiketoi kundërshtuesit e tij si “aleanca e plehut”. Në rrjetin social Twitter, që është bërë mjeti kryesor i komunikimit të kryetarit të opozitës, Rama shkruan për “ndjekësit” e tij se:

“Të pasurit do shpëtojnë nga gjobat, mjedisi nga plehrat dhe Shqipëria nga kënga e gjelit majë plehut,” shkruan Rama.

Twitter, bota me 140 karaktere. Twitter është rrjeti social më i përdorur nga vipa, gazetar, politikan dhe njerëz të thjeshtë, të cilët duan që zëri i tyre të dëgjohet në të gjithë botën. Për secilin nga ne kanë mjaftuar 140 karakteret, limiti i lejuar për të përcuar një mesazh, për të shprehur emocionet tona apo indinjimin ndaj dikujt apo të gjithë botës.

Twitter është përdorur nga Barack Obama për fushatën e tij elektorale, nga Paolo Coelho për të shpërndarë mendimet e tij më të thella, nga cmimi Nobel Al Gore që ka gjithmonë dicka për të deklaruar, nga yjet e Hollivudit që na bombardojnë me foto e mesazhe nga më të ndryshmet. Të gjithë mesazhe njëlloj të gjatë, “plumba prej 140 karakteresh”.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?