Rama: Do të heqim TVSH, nxitje
punësimit e ndihmës ekonomike

Rama: Do të heqim TVSH, nxitje<br />punësimit e ndihmës ekonomike
Kreu i PS, Edi Rama në takimin me fasonët ka vlerësuar rëndësinë e industrisë fasone, si dhe është ndalur në disa nga pikat më të rëndësishme të programit për një Rilindje Shqiptare, që lidhen drejtpërdrejt me ecurinë e kësaj industrie.

“Ne e propozuam rreth 1 vit më përpara dhe në bazë të bisedave që bëmë bashkarisht, u refuzua, u tha që kjo TVSH nuk mund të hiqet, pastaj së fundmi u tha që do bëhet, por mbi 500 mijë USD me një listë të përcaktuar që do të marrësh makineri pa TVSH shko merr nga kjo listë.

Sipas të gjitha të dhënave lista është klienteliste, për të nxjerrë përfitime nga marrëdhënie me kompanitë që kanë futur në listë emrat e makinerive dhe praktikisht, sot e gjithë ditën kjo është e pazbatuar”, tha Rama. Njëherësh ai tha se do të heiqet gjoba e korrupsionit që shkon me gjithë taksat në 300%.

“Ne do vendosim rregulla loje të vlefshme dhe të barabarta për të gjithë, të vendosim një sistem ku ta mbështesim rritjen e prodhimit”, tha Rama. Për të cilin një rëndësi të madhe ka rritja e punësimit dhe ndihmën ekonomike, pra te mbështetja ekonomike aktiv përmes punës.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 19.03.2013

Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

I mërzitur dhe me prerje në fytyrë e kokë, habit Guardiola: Doja të lëndoja veten

I mërzitur dhe me prerje në fytyrë e kokë, habit Guardiola: Doja të lëndoja veten