Rama: Do t'i çlirojmë njerëzit dhe
gratë e marra peng si figurante 

Rama: Do t'i çlirojmë njerëzit dhe<br />gratë e marra peng si figurante 
TIRANE – Ne duam t’i çlirojmë njerëzit në këtë vend nga detyrimet e imponuara për të mbajtur një vend pune apo për të marrë një shërbim, njerëzit e marrë peng nga politika e kësaj qeverie, tha sot Kryetari i PS-së, Edi Rama, në aktivitetin e organizuar sot nga Forumi i Gruas Socialiste me rastin e Shën Valentinit.

Duke iu referuar dhunës që gruaja në veçanti përjeton kudo në shoqëri, Rama tha se ka shumë elementë që tregojnë se gratë, edhe në ditën e protestës së tyre nuk janë të lira për të protestuar, por thirren me forcë në takime elektorale në vend të rrinë në punën e tyre, se e kanë një punë, por përdoren si figurantë.

Shumë gra në sektorin publik janë të detyruara të lënë punën e të mbushin platformat e kësaj qeverie. Dhe sa fëmijë edukohen nga mësuese, që janë të paçliruara për të mbajtur një vend pune, sa fëmijë marrin shërbime nga infermiere të paçliruara që detyrohen të bëjnë gjëra që nuk duan t’i bëjnë?! Ndaj, ne propozojmë programin tonë të rilindjes për këtë vend që nuk është prona, nuk është bajraku i askujt.

27 gra të vrara në mënyrë barbara, mijëra të tjera të vrara në shpirt
Vitin e shkuar, 27 gra janë vrarë në format më barbare, tha kreu socialist, fakt që flet për një shoqëri ku elementët e dhunës dhe agresiviteti kanë marrë përmasa të patolerueshme.

Por janë edhe vrasjet në shpirt të grave, që janë rrënqethëse, që 21 janari i la pa baballarë, pa burra, pa djem; janë dhe vrasjet në shpirt të grave që Gërdeci i la pa asgjë; janë vrasjet në shpirt të grave që që s’kanë punë e janë skllave të mjediseve të rënda sociale. Sot, është ditë simbolike, por është ditë për çdo ditë, për t’u kujtuar atyre që nuk kanë asnjë lidhje me dhunën, të kujtohen për të tjerat që vuajnë e të gjitha bashkë të shërojnë haps pas hapi, plagët, për të ndryshuar bazën e kësaj shoqërie.

Gratë përballen me çështjen e papunësisë, por edhe të diskriminit për të kërkuar punë; me pagën më të vogël se të një burri apo djali; nënat e reja përballen me mungesën e mbështetjes kur s’ka sigurime. Fëmijët e lindur vitet e fundit, në më shumë se gjysmën e tyre, kanë lindur nga nëna të pasiguruara.

(Lajm në përditësim)

Redaksia Online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë