Rama: Do të godasim evazorët 
e mëdhenj 20 vjet të pa prekur 

Rama: Do të godasim evazorët <br />e mëdhenj 20 vjet të pa prekur 
TIRANË - Operacionet më të bujshme që qeveria ka ndërmarrë nga koha e ardhjes në pushtet, ajo kundër vjedhjeve në sektorin e energjisë elektrike dhe së fundi kundër informalitetit në biznese, do të shkojnë deri në palcë. Me këtë deklaratë kryeministri Rama paralajmëroi fazën e re të aksionit kundër informalitetit, atë të ndëshkimit të evazorëve të mëdhenj. Kryeministri Rama tha se për më shumë se 20 vjet kjo kategori nuk është prekur kurrë nga asnjë qeveri. 

Sikundër edhe në rastin e vjedhësve të energjisë elektrike, edhe këtë herë aksioni do të kryhet nga Ministria e Financave, ajo e Brendshme dhe Prokuroria e Përgjithshme., të cilat firmosën këtë të enjte memorandumin e bashkëpunimit. 
 
Për ministrin Tahiri memorandumi i hap rrugë hetimit financiar për evazionit fiskal në Shqipëri. Lufta ndaj të ashtuquajturve evazorë të mëdhenj është një proces që sipas ministrit të Financave nuk do të ndalet me qëllim rritjen e të ardhurave në arkën e shtetit. 

Rama: Ata qe mbushin barkun me zullum do thone se po godasim njerezit qe s'kane buke
Përballë akuzave të opozitës se qeveria po sulmon biznesin e vogël, Rama dha këtë përgjigje:
 
“Do të na thuhet që në po godasim ata që nuk kanë bukë, sepse është bërë modë që për mungesën e bukës të flasin ata që kanë bukë dhe që e kanë barkun e mbushur plot me zullume, por ky operacion nuk godet më të dobëtit apo biznesin por ata që shkelin ligjin. Arsyeja pse ne jemi sot në dyert e çdo aktiviteti në gjithë zonat urbane të vendit, është shumë e thjeshtë, sepse janë pikat fundore të një zinxhiri evazioni që hallkën e madhe e kanë të pikat e shpërndarjes ku fillon e gjitha kjo. Pa dyshim që ky memorandum në qëllimin e vet synon bashkëpunimin e fortë mes këtyre institucioneve për të identifikuar dhe ndaluar evazorët e mëdhenj, dhe goditjen e krimit financiar që prej 20 e kusur vitesh nuk është prekur kurrë në Shqipëri. Jemi të vendosur të përballemi me të gjithë sfidat që kjo betejë ka”, - tha Rama.

Lufta kunder informalitetit, fjala e Kryeministrit Rama

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë