Rama: Do të hapim shkollë profesionale për peshkimin

Kryeministri Edi Rama tha se do të ndërtohet një shkollë profesionale për peshikimin.

'Na duhet një shkollë, nuk diskutohet, sepse sa më shumë ju po rriteni, aq më shumë po keni problemin e specialistëve të nivelit të lartë. Na duhet patjetër të ndërtojmë shkollën profesionale që të jetë në shërbim të industrisë dhe që të jetë e lidhur drejtpërdrejtë me praktikën. Nëse koncepti i shkollave profesionale që ne kemi është tre ditë në shkollë, dy ditë në punë, këtu është ideale. Dy ditë në anije, tre ditë në klasë, për të krijuar gjithë gjeneratën e re të kapitenëve shqiptarë dhe të teknikëve shqiptarë. Kështu që edhe për këtë, duhet të fillojmë punën, duhet të përcaktojmë ekzatësisht se ku është vendi i duhur për shkollën dhe duhet menjëherë të fillojmë punën. Mund të jetë fare mirë shkolla profesionale e peshkimit këtu, nuk kemi asnjë problem ta përfshimë në planin e madh të portit të Durrësit, në një mjedis fantastik, vijnë djemtë, nxënësit këtu, janë të lidhur me portin, janë të lidhur me kompanitë dhe direkt nga shkolla,  mbarojnë shkollën, fillojnë punën në kompani dhe kështu krijojmë kushtet që të përballim sfidën që vjen më pas sepse e kemi rritur siç thashë peshkimin 240% dhe duam ta rrisim prap po kaq.'- tha Rama.


Lajmi kryesor:

Buxheti 2022 për peshkimin, Rama nga Durrësi: Para 8 vitesh sektori ishte në luftë për mbijetesë në det të hapur, po rimëkëmbet! Eksportet u rritën me 239%! Financim me lekë në dorë


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani