Rama: Do të legalizojmë
vetëm shtëpitë e banimit

Rama: Do të legalizojmë<br />vetëm shtëpitë e banimit
TIRANË - Kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes me Këshillin Kombëtar të Territorit, ka deklaruar se, qeveria do të legalizojë vetëm shtëpitë e banimit, ndërsa do të kthejë shqiptarëve atë që u është grabitur. Ai bëri të ditur se, do të ngrihet një task-force e cila do të ketë në qendër të punës, pikërisht prishjen e ndërtimeve pa leje.

“Ne do të legalizojmë shtëpitë në zonat informale, që kanë ardhur për të ndërtuar një jetë më të mirë kur shteti nuk ishte në gjendje të bënte gjë për ta”, tha gjatë fjalës së tij, kryeminstri Rama.

Sipas tij, “nga ana tjetër do të ndërhyjmë me të gjithë forcën e ligjit, atë që është marrë me forcë, për tu kthyer brigjeve të deteve tona atë që u është shkëputur me forcë. Ky aksion do të shtrihet deri kur rendi mbi territorin të jetë vendosur.

Kryeministri Rama tha se, “KKT, ka marrë vendimet që me ligj ka në kopetencë të marrë. Brenda pak kohe, çështje orësh apo ditësh, qeveria do të marrë vendimin për ti hapur rrugë një procesi që nuk ndalet më”.

Rama tha se, do të ngrihet një task-force e cila do të ketë në qendër, pikërisht prishjen e ndërtimeve pa leje.

“Duke i bashkuar dikasteret në një task-force që do të ketë në zemrën e vetë, ketë plan dhe energjinë për zbatimin e ligjit. Ministria e Brendshme ka marrë një rol pasi ndërtimet pa leje janë vepër penale dhe me ligjin e ri, siç e kemi premtuar, shumë nga përgjegjësitë e shpërndara do të jenë përgjegjësi direkte e Policisë së Shtetit. Do të ndërhyjmë me të gjithë forcën e ligjit dhe nuk do të ketë kthim pas”, tha në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Katër të vdekur pas fundosjes së një anijeje në Greqi

Katër të vdekur pas fundosjes së një anijeje në Greqi