Rama: Do zhdukim kanabisin
hapim negociatat brenda 2017
Vetingu, 'ONM-ja pasi jemi kushërinj'

Rama: Do zhdukim kanabisin<br />hapim negociatat brenda 2017<br />Vetingu, 'ONM-ja pasi jemi kushërinj'
Kryeministri Edi Rama në një intervistë për ‘France 24’ ka folur për integrimin në BE, influencën nga Rusia, riciklimin e mbetjeve dhe kultivimin e kanabisit.
 
Rama deklaroi se këtë vit ka pasur një ulje dramatike të kultivimit të kanabisit, ndërsa deri në fund të vitit ka për të qenë histori.
 
Kemi pasur një kthesë këtë vit për situatën e kanabisit, kemi pasur një ulje dramatike. Unë kam besim që në fund të vitit ka për të qenë histori.
 
Ekonomikisht mund të jemi të dobët, por jo se po vdesim urie, jemi si vendet e rajonit. Mund të kalojmë në 5% rritjen ekonomike vitet e ardhshme.
 
Shteti shqiptar nuk është i pasur, por shqiptarët janë të varfër, por jo aq sa mendoni, pasi ka para që vijnë nga emigracioni dhe ekziston edhe ekonomia jo formale, që duhet luftuar”
deklaroi ai.
 
Rama: Negociatat me BE hapen në fund të vitit
Rama u shpreh optimist për hapjen e negociatave kur u tha se pret që të hapen brenda këtij viti, pasi Shqipëria ka bërë progres.
 
Ne presim që bisedimet me BE të fillojnë këtë vit, nuk do të çuditesha edhe nëse nuk fillojnë. E rëndësishme është që të vazhdojmë në këtë drejtim me këtë vizion drejt BE.
 
BE brenda vendeve anëtare të vjetra po vuan, ka një ndjesi sikur gjërat janë prishur tashmë. Pavarësisht se ka pasur shumë paqe në Ballkan ne jemi optimist, pasi e kemi parë luftën me sy, Europa për disa është vetëm financa, ndërsa për ne është projekti më i qëndrueshëm i paqes
” tha ai.
 
Influenca nga Rusia dhe bashkimi me Kosovën, Rama mesazh BE
Kryeministri ka sqaruar edhe deklaratën e pak muajve më parë për bashkimin me Kosovën nëse venitet ëndrra për në BE.
 
Ai deklaroi se “Ne po jetojmë kohën më të mirë për shkak të BE. Unë kam thënë që BE është frymëzimi, por nëse do të largohet nga ëndrra që kemi, ne do të shikojmë alternativa të tjera. Ky nuk është vizioni im, por mund të ndodhë nëse BE do të jetë taktik” tha ai.
 
Vettingu, Rama: ONM-ja pasi jemi kushërinj
Përsa i përket Reformës në Drejtësi, Rama u shpreh se procesi ka nisur me monitorimin ndërkombëtar.
 
Ne kemi miratuar një reformë që është radikale dhe tani kemi një arkitekturë të re të sistemit. Tani që sistemi të mbushet me burimet e duhura njerëzore kemi nisur vettingun. Është një periudhë prove për gjyqtarët.
 
Ata duhet të vërtetojnë që pasuria e tyre është legjitime, nuk kanë lidhje me kriminelët dhe të japin llogari për vendimet që kanë marrë në të shkuarën.
 
Do të ketë dy komisione, që janë të përbërë nga ekspertë dhe do shqyrtojnë çdo dosje nën një Operacion Ndërkombëtar Monitorimi.
 
Monitorimi i duhur, pasi jemi në një shtet që jemi të gjithë kushërinj, ju e dini si funksionojnë gjërat në Ballkan
” deklaroi Rama.
 
“Presidenti i SHBA mbi Perëndinë për shqiptarët”
Duke komentuar marrëdhëniet me SHBA pas zgjedhjes së Presidentit të ri, Rama tha se kush do që të jetë President i SHBA ai ka për të qenë mbi Perëndinë për shqiptarët, pasi për 50 vjet ka qenë e ndaluar nga regjimi në Shqipëri.
 
Kushdo që do të zgjidhet President i SHBA ai do të jetë gjithnjë mbi Perëndinë përsa i përket popullaritetit. Për 50 vjet kemi jetuar në një regjim që na thoshte se SHBA është vetë djalli dhe molla e ndaluar.
 
Ne donim kaq shumë që ta blinim këtë mollë që na ishte e ndaluar sa që regjimi e ka bërë këtë punë falas për SHBA-në. E bëri SHBA-në praninë më të dashur e të besueshme në botë
” tha Rama.

Riciklimi i mbetjeve: Ligji, përshtatje me legjislacionin e BE
Një pjesë të intervistës e zuri edhe riciklimi i mbetjeve, një ligj i shumë kontestuar në Shqipëri, por në qendër të vëmendjes edhe nga TV ‘Francë 24’ që pak muaj më parë i kushtoi një hapësirë të konsiderueshme.
 
Televizionet franceze e kanë kthyer këtë në drejtimin e gabuar. Kjo çështja e riciklimit ishte vetëm për ta përshtatur me legjislacionin evropian.

E drejta e industrisë për të importuar dhe eksportuar. Kjo më pas u shndërrua në diçka tjetër. Duket sikur është diçka seksi që të gjesh ngjarje që të shokohen njerëzit
” tha Rama.

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre