Rama dolli për Bashën: Për
dhëndrin nga Tepelena, gëzuar!
Foto/Rama ka një suprizë ka pas krahëve

Rama dolli për Bashën: Për<br />dhëndrin nga Tepelena, gëzuar!<br />Foto/Rama ka një suprizë ka pas krahëve
Një dolli nga Rama për Bashën.

Në një drekë pune me peshkatarët në Radhimë të Vlorës, Kryeministri Rama ka ironizuar kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, duke ngritur një dolli është përqëndruar te kryetari i PD-së duke thënë:

“Hajde ngrejmë një dolli tani, do pijmë për Bashën në Mallakastër. Dhëndër Tepelene e kemi, kur shkon në Hollandë thotë jam holandez, kështu që gëzuar!”

Kryeministri i ofroi peshkatarëve ndihmën e tij me kushtin që edhe ata ta ndihmonin.

“Gëzuar kapiten se je në formë je ne rregull, rakinë e keni shumë të mirë vetëm me kujdes. Damjani më ka informuar për problemet, meraku jonë tani është të nxjerrim nga deti me 25 qershorë ngarkesën që na duhet. Nëse doni t’ju ndihmojë më shumë duhet të më ndihmoni më shumë. Doni ndihmë nga unë po më forconi dorën pra” tha Rama.

Por Basha nuk e përndjek Ramën veteëm në fjali. Si për ironi të fatit, aty afër, ishte ankoruar një anije ngjyre blu me emrin 'Basha'.
"Kjo eshte e Bashes? Ka hipur ndonjehere Basha aty?", tha Rama.
anija basha

[gallery]22601[/gallery]

Redaksi Online
(J.Sh Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur nga aksidentet

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur nga aksidentet