Rama: Donim ndeshje me shumë gola, PD ta harrojë që do ketë qeveri tranzitore

Nga Malësia e Madhe, kryeministri Edi Rama u ka bërë të qartë PD- LSI dhe partive të tjera opozitare se nuk do të lejojë krijimin e një qeverie tranzitore dhe se zgjedhjet e 30 qershorit do të mbahen.

Në takimin e banorët, ku rikonfirmoi mbështetjen për kreun e Bashkisë, Tonin Marinaj, Rama tha se ndihet i keqardhur që PD-LSI nuk do të hyjë në zgjedhje. Duke bërë një analogji me një ndeshje futbolli, kreu i qeverisë u shpreh se nuk dëshironte që të fitonte ndeshjen në tavolinë, por me shumë gola, sepse kështu sipas tij, shija e fitore është shumë herë më e bukur. Ai tha se mazhoranca i ka bërë të gjitha përpjekjet për të gjetur një zgjidhje, por se kërkesa e Bashës "të fitojë pushtetin në tavolinë" është e papranushme. 

"Kanë vendosur që të mos hyjnë në zgjedhje, do donim që t'i kishim në garë se është më e bukur fitorja kur e mund tjetrin me gola jo në tavolinë. Ne i bëmë të gjitha përpjekjet tona. Ka një gjë që ata kërkojnë dhe ne nuk ia plotësojmë dot. Luli do të bëhet kryeministër dhe thotë "ik ti se do vij unë". Por unë kam marrë vota nga ju, kjo është e pamundur s'e bëjmë dot.  E la dhe atë punë që kishe dhe tha unë jam popull. Dhe kërkojnë njerëzit që të thyejnë murin me kokë e që të kalojë Basha. Ata besojnë se në fund do të ketë një gjë që Luli do të marrë gjysmën e qeverisë. Asgjë nga këto nuk do të ndodh. Ajo që do të ndodh është se pas zgjedhjeve PD duhet të rilind, por kjo është puna e tyre. Puna jonë është që të bëjmë zgjedhje", tha Rama. 

Ai ka pasur edhe një koment për protestën që u organizua në hyrje të qytetit të Shkodrës, nga simpatizantët e PD, për të mos e lejuar që të mbajë takimin me qytetarët. Sipas tij, PD nuk e fut dot në qorrsokak Shqipërinë, e aq më tepër të bllokojë integrimin e vendit në BE.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:55
I bllokoi rrugën në Shkodër, Rama: S'ka fermer që e përdor as për hu gardhi Flamur Nokën (VIDEO)

Pjesë e batutave të kryeministrit Rama, nuk i ka shpëtuar ish- deputeti i PD, Flamur Noka. Ky i fundit ishte i pranishëm në protestën e zhvilluar mëngjesin e sotëm në akset hyrëse të Shkodrës, me qëllim që të ndalonte kreun e qeverisë që të zhvillonte takimin me shkodranët dhe malësorë, ku pati edhe përplasje me policinët. "S'ka fermer që e përdor as për hu gardhi Flamur Nokën", tha Rama, teksa ishte duke folur për hapjen e vendeve të punës nga qeveria e tij.

Ora 12:46
Rama: Mbështetësit e LSI e kanë parë në filxhan që do marrin gjysmën e qeverisë, por s'do ndodhë

1556274007_ramashkoder2.jpg

Në takimin me banorët e Malësisë së Madhe, Rama nuk ka kursyer edhe batutat.

"Është qesharake dhe për të ardhur keq. Shoh që shumë kush prej atyre që i shkojnë mbrapa dhe Luli dhe Monikës, t'i lënë këta të fundit se besojnë në filxhan. Po këta të tjerët mendojnë që vërtetë do shtyhen zgjedhje dhe besojnë se në fund do të ketë një gjë që Luli do të marrë gjysmën e qeverisë. Asgjë nga këto nuk do të ndodh. A jo që do të ndodh është se pas zgjedhjeve PD duhet të rilind, por kjo është puna e tyre. Puna jonë është që të bëjmë zgjedhje", tha Rama.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë