Rama: Dosjet, javën e ardhshme në
Kuvend, Rusia e ne nuk i kemi hapur!

Rama: Dosjet, javën e ardhshme në<br />Kuvend, Rusia e ne nuk i kemi hapur!
TIRANE - Javën e ardhshme parlamenti shqiptar do të nisë diskutimin e projekt-ligjit për hapjen e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit. Lajmi u bë publik nga kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të projektit për shndërrimin në muze të “Shtëpisë së Gjetheve”, godinës 84-vjeçare që përdorej nga shërbimi sekret si epiqendër e përgjimeve në komunizëm.
 
Kreu i qeverisë tha se hapja e dosjeve do të ecë paralelisht me një sërë projektesh të qeverisë për të nxjerrë në dritë të errëtat e të shkuarës së vendit tonë.
 
Rama ritheksoi edhe njëherë se në këtë proces Shqiëpria do të ndjekë modelin gjerman.
 
Falenderim të posaçëm për ambasadorin gjerman për arsyen e thjeshtë se në këtë përpjekje ka ndihmuar duke sjellë zërin e vendit të vet, bazuar në eksperiencën e Gjermanisë së pas rënies së murit për të ndihmuar opinionin, qytetarët edhe debatuesit të kuptojnë një fakt të thjeshtë: Nëse Gjermania është sot një vend shembull për raportin e saj me demokracinë dhe me të shkuarën dhe nëse arriti të bëjë një proces të shkëlqyer transparent me komunizmin erdhi si rezultat i faktit se Gjermani përbën shembull unikal për mënyrën si u përball me fajësinë e Luftës së Dytë Botërore”, u shpreh Rama gjatë ceremonisë që u mbajt këtë të shëunë në “Shtëpinë e Gjetheve”
 
Po ashtu përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Rama tha se të vetmet vende që ende nuk kanë hapur dosjet e diktaturës janë Rusia dhe Shqipëria.
 
 


Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Cërrik/ Qëlloi me armë zjarri në ajër në fshatin Liçaj, në pranga 36-vjeçari! Iu kap municion luftarak

Cërrik/ Qëlloi me armë zjarri në ajër në fshatin Liçaj, në pranga 36-vjeçari! Iu kap municion luftarak