Rama drejt Preshevës, bllokohen gazetarët në autostradë

SERBI- Gazetarët e akredituar për të ndjekur vizitën dy ditore të Kryeministrit Rama në Beograd, janë ndaluar nga autoritete policore serbe në Vranjë.
Sikurse raportojnë gazetarët shqiptarë, autobusi me të cilin udhëtonte grupi i gazetarëve janë nga Beogradi drejt Luginës së Preshevës, është bllokuar dhe pengohet të shkojë në Preshevë.
Ata bëjnë me dije se kanë zbritur në autostradën që lidh Beogradin me Luginën e Preshevës, në dalje të qytetit të Nishit rreth një orë larg Preshevës. Nga Beogradi gjithashtu, mëngjesin e sotëm është nisur edhe kryeministri Edi Rama me delegacionin shqiptar, ministrat Bushati e Ahmetaj që e shoqërojnë në këtë vizitë historike.Policia serbe deklaroi se më parë duhej të kalonte delegacioni shqiptar. Bllokimi ndodhi rreth orës 09:20.
Ndërkohë "Zëri" shkruan se Presheva mëngjesin e sotëm është rrethuar nga policë të shumtë të cilët po sigurojnë vendin para ardhjes së kryeministrit Rama. Madje sjell dhe foto të cilat tregojnë se në shtëpinë e kulturës, aty ku do të mbahet fjalimi i kryeminsitrit janë vendosur dhjetëra policë./ATSH/
 

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Klasike e çmendur në 'Loro Boriçi', Vllaznia dhe Tirana ndajnë pikët në javën e dytë të Superiores