Rama: Duhet politikë vizionare
për Shqipërinë europiane

Rama: Duhet politikë vizionare<br />për Shqipërinë europiane
TIRANE - "Shqipëria europiane në rajon dhe botë", kjo ishte tema e takimit të sotëm të Partisë Socialiste. Ndryshimet në politikën e jashtme të Shqipërisëu trajtuan nga kryetari i PS-së duke nisur që nga mbështetja për Kosovën. Më pas, ai përcaktoi strategjitë diplomatike të Shqipërisë për ta ndihmuar Kosovën drejt integrimit dhe më pas, edhe ato të Shqipërisë për një politikë të suksesshme.
 
ORA 12:00 RAMA: VIZIONI YNE PER KOSOVEN

Kryetari i PS-së, Edi Rama, e nisi fjalën e tij duke filluar nga ngjarja më e freskët e ditëve të fundit, arritja e dialogut Kosovë -Serbi" duke theksuar rëndësinë e një politike të vlefshme për të vendosur paqen dhe zgjidhur mosmarrrëveshjet. "Nuk ka kaluar një kohë e gjatë për historinë dhe ka ndodhur një ndryshim marramendës, për ne që jemi dëshmitarë të gjallë, ndryshim i paparashikueshëm. Kjo vërteton se ne njerëzit në këtë botë kemi në dorë gjëra që duken absolutisht të pamundura. Historia e re njerëzve në rajon dhe Kosovës si shtet i ri në rajon dhe Europë është symbol i shpejtësisë me të cilën gjërat mund të ndryshojnë. Vetëm pas ditë më parë, dukej se dialogu Kosovë – Serbi kish hyrë në impas, ndërsa sot, pak ditë më vonë, ai u finalizua. Pra, politika e ka bërë atë të mundur", - tha Rama.- "Pas 23 qershori, ne duam ta përcaktojmë si pjesë të pandashme të sjelljes sonë politike forcimin e shqipërisë si factor paqeje dhe njesimine fjalëve me veprat kur bëhet fjalë për vlerat që promovojnë partnerët tanë strategjikë, BE dhe SHBA dhe këto janë anë të një medalje. Janë anë të një medaljeje të besueshmërisë së Shqipërisë.

Duam t’i japim një cilësi të re procesit të integrimit europian, sepse kështu e mbështesim Kosovën më mirë, qoftë për procesin e liberalizimit të vizave, qoftë për 5 njohjet që Iikanë mbetur asaj. Jam I bindur se do bëjmë progress me ato vende, ku qeverisin të majtët europianë.Konfirmimi I hapur nga kryeministri rumun është një ogur shumë i mirë, që ne pas 23 qershorit, ta zgjidhim çështjen e njohjes së Kosovës nga Rumania.

Besojmë se pas arritjes së dialogut, edhe me Greqinë do të përparohet më mirë, falë besimit më të madh që krijoi Kryeministri I Kosovës.
Të njëjtat përpjekje do bëjmë edhe ndaj dy shteteve të tjera, Spanjës dhe Qipros që mbeten në këtë grup.
 
ORA 11:50 BLUSHI: JEMI VEND PLURALIST, POR JO DEMOKRATIK

"Ne jemi një vend pluralist, por jo demokratik. Jemi një vend që kemi ekonomi, por jo zhvillim. E gjithkush pyet: pse nuk jemi në Europë?", tha deputeti Ben Blushi."Ndryshe nga 10 vjet më parë, Europa nuk na paragjykon si vend komunist, por se shkelim ligjet, ligjet që miratojmë vetë". Lidhur me nacionalizmin, Blushi theksoi se "nacionalistët shqiptarë sot janë thjesht antieuropianë që nuk duan që standartet dhe shteti I të drejtës së zbatohet në Shqipëri. Nacionalistët shqiptarë janë njerëz që kanë frikë nga Europa".

ORA 11:41 BELLO: REFORMA NE SHERBIMIN DIPLOMATIK

"Ky shërbim sot vuan nga nepotizmi", - tha deputeti socialiast Marko Bello. - "Ne synojmë meritokracinë, promovimin e karrierës dhe integritetin, shmangien e çdo konflikti interesi në zbatimin e detyrës. Ne do të rishikojmë praninë tonë diplomatike në botë, përfaqësimin shqiptar, për shqiptarët dhe nga shqiptarët; përfaqësim të plotë në vendet ku ka shumicë shqiptare; përfaqësim strategjik, atje ku kemi interesa të veçanta strategjike; rishikim të posteve të konsujve të nderit. Emigrantët dhe studentët tanë jashtë vendit përbëjnë një kapital të çmueshëm për përfaqësitë politike jashtë vendit. Do ta reformojmë shërbimin konsullor duke e pajisur edhe me bazën e të dhënave kryesore të shtetit shqiptar. TV shqiptar do të ketë një kanal të posaçëm satelitor vetëm për fëmijët e emigrantëve, me qëllim që ata të mos harrojnë vendin, gjuhën, kulturën.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

SPAK çon për gjykim në GJKKO dosjen e deputetit Plarent Ndreca

SPAK çon për gjykim në GJKKO dosjen e deputetit Plarent Ndreca