Rama e Berisha u flasin dy audiencave përjashtuese të njëra-tjetrës
Edi Rama dhe Sali Berisha
Deri kur Fatos Nano u largua përfundimisht nga skena politike shqiptare, nuk kisha bërë ndonjë sondazh të mirfilltë politik në Shqipëri (deri atëhere merresha kryesisht me studime statistikore në SHBA). Duke filluar nga 2007-ta, kam bërë qindra sondazhe politike në Shqiperi (shumica private e disa publike). Qysh atëherë, Rama dhe Berisha kanë dominuar qartazi në sondazhet e mia – Meta e Basha rrallë kanë patur ndonje “spike” të përkohëshme statistikore në kurbat e opinionit publik.
Në këto dite të qeta gushti, bëra një permbledhje të të gjitha sondazheve që kam zhvilluar në Shqipëri (private e publike) dhe i përmblodha në menyre sintetike ne nje grafik (shihni grafikun shoqerues).
Sondazhet e mia ndër vite tregojnë se ka një vije demarkacioni të qartë mes atyre që kanë patur opinion pozitiv për Ramën e atyre që kanë patur opinion pozitiv për Berishën. Për shumicën dërrmuese të pyetjeve që kam bërë ndër vite, “ramistet” kanë dhënë pergjigje te kunderta me “berishistet” dhe anasjelltas. Shumë rrallë ka qëlluar që të ketë një ndërthurje të vogël të përbashkët në përgjigjet e këtyre dy segmenteve elektorale.
Një shembull mund ta sjell nga sondazhi që bëra fill pasi Rama shtrëngoi duart me Berishen në dyert e Spitalit Ushtarak (kur të dy vizituan të sapoplagosurit e Gërdecit). Një shembull tjetër, është ai pas marrëveshjes për ndryshimin e Kushtetutes ne vitin 2008.
Aktualisht, “ramistet” dhe “berishistet” jane me të ndarë se kurrë në opinionet e tyre. Të parët duan ta shohin Berishën sa më larg Kuvendit (e mundësisht ne burg), ndërsa te dytet duan ta shohin sa më afër Ramës ne sallën e Kuvendit, duke përplasur shpatat retorike edhe katër vjet me të…
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
10%
-
Pak
20%
-
Aspak
70%
Vota total: 10
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Primaret/ Plas në PD, Bujar Leskaj del kundër Berishës: Të gjithë drejtuesit e partisë në votë, ose të gjithë në lista të hapura! Sot nuk na falet asnjë gabim
24 Janar, 10:17
-
Gati projekti për krijimin e Bankës Shqiptare të Zhvillimit, Rama: Në bashkëpunim me Italinë! 250 mln euro financim për bujqësinë
24 Janar, 10:15
-
Laboratorë Smart për mbi 35 mijë nxënës, do shtohen edhe në 615 shkolla të tjera
24 Janar, 08:51
-
Mero Baze: Mënyra se si Berisha pret përfitime nga Trumpi është fundi i SHBA-ve në Shqipëri
24 Janar, 08:43
-
Zgjedhjet/ Zaloshnja: Betejë vetëm për 48 mandate, 92 deputetë i caktojnë Berisha e Rama
23 Janar, 22:41
-
Berisha thërret të deleguarit e PD për Tiranën dhe u mban fjalim të gjatë për... 2 ditët e qeverisjes së Trump! Nuk harron edhe Sorosin
23 Janar, 20:06
-
Ylli Pata: Pse po i mënjanon Berisha krerët e degëve të PD?
23 Janar, 19:59
-
Lulzim Basha ‘huazon’ parti tjetër për zgjedhjet/ Edmond Stojku në Report Tv e mohon t'i ketë dhënë logon: Ne nuk jemi në shitje
23 Janar, 19:44
-
FOTOLAJM/ Aleks Soros takohet me kryeministrin Rama në Davos: Shqipëria e para nga të gjitha
23 Janar, 18:42
-
SHËNIM/ Berisha shkruan për Trump letrën më servile të jetës së tij! Pas atyre për bllokmenët komunistë
23 Janar, 18:22
-
Islami: '21 Janari' krim shtetëror! U vranë me duar në xhepa me urdhër të Berishës! Basha i PL: Të hetohet thellësisht, pati dhunë! Hasanaj: Vrasja e 4 protestuesve s’ka justifikim
23 Janar, 18:01
-
Shqipëria në panairin e turizmit në Madrid, Rama: Qendër vizitorësh nga e gjithë bota
23 Janar, 17:01