Rama e dërgoi gazetarin për “riedukim”, reagon Yuri Kim: Nëse zyrtarët s’i përgjigjen pyetjes suaj, përsëriteni dhe përsëriteni sërish

Rama e dërgoi gazetarin për “riedukim”, reagon Yuri Kim: Nëse zyrtarët s’i përgjigjen pyetjes suaj, përsëriteni dhe përsëriteni sërish

Ambasadorja amerikane Yuri Kim

Nëse zyrtarët s’i përgjigjen pyetjes suaj, përsëriteni dhe përsëriteni sërish! Ky ishte komenti i ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, duke e lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama se do të dërgonte një gazetar në ‘shkollën e riedukimit’.

Gjatë fjalës së saj në ceremoninë e diplomimit të pjesëmarrësve në vitin e 6-të të laboratorit të Gazetarisë Investiguese, Yuri Kim theksoi se gazetarët duhet t’ua kërkojnë edhe kolegëve të tyre që të bëjnë të njëjtën pyetje, deri sa zyrtarët të përgjigjen.

'Urime për arritjet tuaja në programin e Laboratorit të Gazetarisë Investiguese. Presidenti Biden tha së fundmi në Ditën e Lirisë së Shtypit se “shtypi i lirë nuk është armiku i njerëzve. Përkundrazi, kur atë e nxit puna për të ndriçuar dhe edukuar, dhe jo për të ndjellur zemëratë apo argëtuar, shtypi është rojtari i së vërtetës”.

Shpresoj se keni mësuar se si të jeni vëzhgues më të mirë dhe shpresoj t’ju shoh në terren duke zbatuar ato që keni mësuar – duke i kërkuar llogari autoriteteve qeveritare, duke hedhur dritë mbi informacione që disa njerëz përpiqen t’i fshehin dhe duke ofruar transparencë.

Ju nxis që të vazhdoni të mësoni, por edhe të edukoni të tjerët, përfshirë edhe zyrtarët që intervistoni, mbi dy gjëra të rëndësishme: se është detyra juaj të bëni pyetje të vështira dhe se është detyra e tyre të japin përgjigje.

Është detyra juaj profesionale dhe një shërbim publik të bëni pyetje. Është detyra e zyrtarëve, duan apo nuk duan ata, që t’iu përgjigjen pyetjeve. Nëse zyrtarët nuk u përgjigjen pyetjes tuaj, përsëriteni dhe përsëriteni sërish. Kërkojuni kolegëve tuaj të bëjnë të njëjtën pyetje derisa zyrtarët, pavarësisht se kush janë ata, të përgjigjen.

Shpresoj që të vazhdoni të punoni fort për të ndriçuar, edukuar dhe për të qenë rojtarët e së vërtetës që i duhen demokracisë së Shqipërisë.'- u shpreh Yuri Kim.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministren e Jashtme Olta Xhaçka, gazetari pyeti këtë të fundit nëse e ka takuar bashkëshortin e saj, investitor strategjik, në prani të dy anëtarëve të administratës, siç e parashikon kodi i ri etik apo e ka thyer kodin e ri i cili parashikon sanksione deri në largim nga puna. Kjo për kreun e qeverisë u cilësua si shkelje etikës, dhe çoi gazetari për ‘3 muaj në riedukim’.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shaqo: 15/07/2022 18:06

    Pyetjes po, por jo talljeve, zj.ambasadore.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave