Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryetarja e Bashkisë së Urës Vajgurore, Juliana Memaj kanë përuruar pasditen e djeshme skulpturën e “Djaloshit të Dimalit”.
I ndodhur në Urë Vajgurore, kreu i qeverisë është ndalur për pak minuta për të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të simbolit të këtij qyteti.
“
Jam shumë e emocionuar që si kryetare e Bashkisë së Urës Vajgurore dhe si banore të marr pjesë në përurimin e simbolit të qytetit tonë “Djaloshi i Dimalit”. Ju jeni dëshmitar i historisë 27 vjeçare të këtij qyteti, i cili ishte i harruar dhe nuk u vu dorë për vite me radhë. Vetëm në dy vitet e fundit, falë reformave dhe mbështetjes së qeverisë Rama tani kemi shkolla më të mira, kopshte, qendra shëndetësore dhe më shumë qendra rekreative. Më në fund sot ne po investojmë edhe në art”, tha Memaj.
[gallery]22591[/gallery]
Ndërkohë, Kryeministri Rama vlerësoi punën e bërë nga kryetarja e Bashkisë së Urës Vajgurore, Juliana Memaj.
“Ndaluam këtu për një moment për përurimin e këtij simboli të qytetit tuaj që në këto vite të fundit falë edhe drejtimit të përkushtuar dhe punës me shumë këmbëngulje të Juliana Memajt, ky qytet po rilind dhe po bëhet më i jetueshëm”, tha Rama.
Ai premtoi se ato që do të bëhet në katër vite të ardhshme do të jenë shumë më tepër se çfarë është bërë në këto 44 muaj. Ai tha se më 25 Qershor duhet një votë e bashkuar për Partinë Socialiste dhe skuadrën e saj që do të mundojë shtet, punë dhe mirëqenie.
“Djaloshi i Dimalit” është zbuluar në Qyteti antik të Dimalit që ndodhet në Urën Vajgurore dhe që ka luajtur një rol të rëndësishëm në ngjarjet historike të zhvilluara në Iliri, gjatë viteve 220-205 para erës së re. Punimet artistike në gur kanë një rëndësi të madhe për njohjen artit skulptural të Dimalit dhe atij Ilir. Një nga zbulimet më të bujshme që i takon kësaj periudhe është dhe Djaloshi Dimal.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.5%
-
Jo
30.3%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3703
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Izraeli i përgjigjet Jemenit, kryen sulme hakmarrëse ndaj rebelëve Huthi
10 Janar, 22:44
-
Protesta në Sllovaki kundër raporteve më të ngushta me Rusinë
10 Janar, 22:25
-
Trump nuk e ka ftuar kryekomisioneren Ursula von der Leyen në inaugurimin e tij më 20 Janar
10 Janar, 22:23
-
'Kuptimi i drejtësisë', ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca
10 Janar, 22:13
-
Kryeministri Rama viziton Romën të hënën për prezantimin e ‘Giro d'Italia’! Nuk ka konfirmim për takim me Melonin
10 Janar, 22:02
-
Orë kritike për Kryepiskopin Anastas, besimtarët mblidhen mes lutjesh në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë (VIDEO+FOTO)
10 Janar, 21:56
-
6 miliardë dollarë, si ia mori Shqipëria Kinës, Rusisë dhe Jugosllavisë?! Esencë-Report Tv
10 Janar, 21:34
-
Ambasadorja shqiptare në Greqi, Luela Hajdaraga, viziton për herë të tretë në spital Kryepeshkopin Anastas
10 Janar, 21:32
-
Mero Baze: E drejta për të folur nuk është baraz me të drejtën për t’u dëgjuar
10 Janar, 21:30
-
Çfarë do të thotë urdhri i ri ekzekutiv i Presidentit Biden për Ballkanin Perëndimor?
10 Janar, 21:28
-
Udhëtonte shpesh mes kufirit Shqipëri-Itali, 27-vjeçarit shqiptar i gjendet dhoma e hotelit e mbushur me kokainë! Merrte makinë me qira për ta shpërndarë
10 Janar, 21:28
-
‘Xibraka’/ Gaz Bardhi irritohet me SPAK pas përfundimit të hetimeve për Olsi Ramën: Jeni kthyer në qesharakë, as nuk hetuat fare, po bëni shqiptarët për budallenj
10 Janar, 21:23