Rama e Meta takim me shefen
e ekspertëve të ONM, Calavera

Rama e Meta takim me shefen<br />e ekspertëve të ONM, Calavera
Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta kanë zhvilluar takimin e të mërkurës te "Vila 30", pranë Kryesisë së Kuvendit.

Ndryshe nga takimi i zakonshëm i dy krerëve të mazhorancës, këtë të mërkurë me ta ka qenë edhe kryesuesja e Operacionit Ndërkombëtar te Monitorimit, Genoveva Ruiz Calavera.

Takimi ka zgjatur rreth 30 minuta dhe në fokus të bisedës ka qenë nisja e procesit të Vettingut në sistemin e drejtësisë. 

Pas takimit me kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, shefja e ONM-së, Calavera, u prit nga ambasadori i SHBA Donald Lu dhe ajo e BE, Romana Vlahutin. 

Grupi i monitoruesve ndërkombëtarë mbërriti ditën e djeshme në Shqipëri. Ata do të qëndrojnë në vendin tonë për një periudhë 3 vjeçare, deri në përfundim të procesit të Vettingut. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

 U hetua se lejoi kultivimin e kanabisit në Mallakastër, Gazmir Preçi 3 vite më pas Shef Antidroge në Durrës! Arrestohet për gjobëvënie ndaj pronarit të një lokali nate

U hetua se lejoi kultivimin e kanabisit në Mallakastër, Gazmir Preçi 3 vite më pas Shef Antidroge në Durrës! Arrestohet për gjobëvënie ndaj pronarit të një lokali nate