TIRANE - Çdo ministër i kabinetit qeveritar do të marrë në patronazh nga një gjimnaz në vend, për të nxitur nxënësit dhe mësuesit me kulturën e projekteve, i parë ky si një hap i rëndësishëm në nxitjen e talentit dhe krijimin e modeleve në sipërmarrje. Ndryshe nga ministrat, kreu i qeverisë Edi Rama dhe zëvendëskryeministri Niko Peleshi do të kenë nën mbikëqyrjen e tyre nga dy shkolla të mesme.
Po ashtu, basketbollistët kampionë që kanë bërë historinë e këtij sporti do të marrin në patronazh palestrat e gjimnazeve për tu mësuar nxënësve basketbollin, kjo pas marrëveshjes së firmosur nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla me kreun e Federatës të Basketbollit Avni Ponari.
Këto dy iniciativa të qeverisë shqiptare në fushën e arsimit të mesëm u prezantuan këtë të shtunë nga kryeministri Rama, pikërisht më 7 Mars, ditën e mësuesve.
Fjala e plote e kryeministrit Edi Rama
'Ditë e shënuar për mësuesit e për prindërit. Është dita e arsimit, e shkollës. Sot duam të kremtojmë këtë ditë duke lançuar dy iniciativa, njëra iniciativa jonë si anëtarë të kabinetit për të marrë në patronazh nga një shkollë, mua më ngarkuan dy. Do bëjmë një punë të posaçme në funksion të zgjerimit të një horizonti që sot për sot është shumë i mbyllur në sytë e nxënësve dhe mësuesve. E kam fjalën për horizontin e ideve të nxënësve dhe mësuesve për të shkuar përtej orës së mësimit, për të krijuar hapësira qytetarie në mjedisin e edukimit. Shkolla nuk është vendi ku merren dije, por hapësira ku formohen qytetarët. Një qytetar i mirë është më shumë se një nxënës i mirë, është një njeri i angazhuar për fatet e shkollës dhe komunitetit. Do angazhohen me projekte jashtëshkollore, do jetë pjesë e punës së përbashkët mes nesh, mësuesve dhe nxënësve. Mund të bëhet shumë më tepër për mjedisin, për familjet në nevojë për të moshuarit. Sot na duhet të bëjmë një sforco për të krijuar një rrugë rritje të punësimit. Në këtë rrugë për fat të keq pjesa dërrmuese e të rinjve e kërkojnë mundësinë e tyre tek shteti, përmes trokitjeve në dyert e shtetit. Rrallë kush e shikon këtë përmes vetes, t’i krijojë vetes një mundësie për një punë apo të tjerëve. Ky projekt do na ndihmojë të nxisim dhe talentin për të qenë sipërmarrës. Ne jetojmë në një vend ku figura e sipërmarrësve është njollosur, shihen si njerëz të dyshimtë. Pjesëtarë të një bote të papastër, kjo është e pavërtetë, është një mit për tu shembur dhe zëvendësuar me figurën e sipërmarrësit si një figurë kyçe, si një model për tu ndjekur.
Ndaj të rinjtë duhet të kenë modelet e tyre në sipërmarrje, janë pa fund talentet, ne duhet të luftojmë për ta thyer kornizën brenda së cilës zhvillohet përpjekja e gjeneratës së re për të parë të ardhmen.
Ne duam të investojmë për të luftuar me një mangësi të madhe të trashëguar prej vitesh. Ne e ndiejmë e do ta ndiejmë edhe më shumë, kjo mungesë është boshllëku i madh lidhur me projektimin, me projektimin e ambicieve dhe nevojave. Në hapësirën e mundësive që ofron shoqëria demokratike janë të pafundme rrugët që të sigurosh jo vetëm vazhdimin e një ideje, por mund të sigurosh financime, të financosh veten e të punësosh dhe të tjerët. Por duhet të mësosh si bëhet një projekt, si bëhet i besueshëm. Përmes financimit të një ideje mund të ushqejmë shumë më tepër njerëz se sa përmes lëmoshës. Të fusim që në shkollë e më pas në universitet kulturën e projektit, janë projektet ato që bëjnë diferencën.
Dallimi mes ëndrrës dhe projektit është afati, të gjithë kemi ëndrra e nuk ka ëndërr të parealizueshme. Ndaj duhet një projekt, ka një rrugë përmes të cilës duhet të kalojmë për të bërë ëndrrën realitet. Ne do krijojmë bazën e një kulture për projekt. Ambicia jonë është që këto shkolla, pasi kemi marrë rezultate t’i bëjmë mësues të shkollave të tjera për të treguar se si bëhet e mundur, e të fillojmë të mendojmë ndryshme.
Ja se si duam ta bëjmë këtë gjë. Në Shqipëri ka më shumë para se çka projekte. Problemi nuk janë paratë por janë projektet, ëndrra ka kudo, por jo kudo ka projekte që i bëjnë ëndrrat realitet. Nëse shikojmë vendet në thithjen që marrin para nga BE, shohim se kjo është e lidhur me dijen e aftësinë. Vendet më të zhvilluara të BE marrin më shumë para. Asnjë nga vendet e BE nuk thith dot 100% të parave që janë në dispozicion.
Për të kaluar tek Shqipëria, nëse bëjmë një analizë të fondeve që janë vënë në dispozicion dhe fondet që ka marrë Shqipëria jam i bindur se do të ndihemi shumë keq. Do të ndiheshit të befasuar, arsyeja është e thjeshtë për të marrë paratë duhet dije, nuk duhet pasuri. Ne me këtë iniciativë shkojmë në drejtimin e duhur dhe hedhim bazat për të transformuar mjedisin e shkollës ku përgatiten qytetarët e të nesërmes.
Jemi gati të lançojmë dhe një iniciativë tjetër, të një grupi kampionësh të sportit. Njerëz që arritën të bënin sukses e të ngrinin peshë zemrat e këtij populli. Në një kohë kur numri i palestrave ishte i vogël, kushtet për të luajtur basketboll ishin shumë më të këqija. Por ky grup njerëzish, lidhen me njëri tjetrin nga historia e suksesit. Secili nga këta kampionë kam marrë përsipër të marrin në patronazh palestrat dhe t’iu vihen në dispozicion të prindërve dhe fëmijëve që të mësojnë basketbollin. Të konsumohen orët e lira në një aktivitet që është përtej rezultatit të ndeshjes. Kjo është rëndësia e të qenit pjesë e një skuadre. Dhe përmes qytetarit është dhe marrja me politike, e kjo ka ardhur kur njerëzit nuk zgjidhnin dot problemet të sigurisë, apo të problemeve të tyre e nga shoqëria ku njeriu ha njeriun erdhëm sot tek demokracia.
Unë vet do të kem nderin e madh të jem në dispozicion të dy gjimnazeve që janë shembuj të shkëlqyer për rezultatet, “28 nëntori” i Shkodrës dhe “Ali Demi” i Vlorës. Sot kanë një sfidë të shkojnë përtej rezultatit, apo të plotësimit të detyrave të shtëpisë, duhet të shkojnë përtej rezultatit të plotësimit të detyrave si qytetarë".
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO