Rama e Nikolla inaugurojnë shkollën e mesme “Sadi Nuri” në Ndroq
Kryeministri ka zgjedhur shkollën e mesme "Sadi Nuri" – Njësia Administrative Ndroq për të uruar “Suksese!” të gjithë nxënësve që sot nisin vitin e ri shkollor. U zgjodh shkolla e mesme e Ndroqit, e cila sapo është rikonstruktuar në ambientet mësimore, por ende nuk ka përfunduar puna në terrenet sportive të saj. VIDEO
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur shkollën e mesme "Sadi Nuri" – Njësia Administrative Ndroq për të uruar “Suksese!” të gjithë nxënësve që sot nisin vitin e ri shkollor. U zgjodh shkolla e mesme e Ndroqit, e cila sapo është rikonstruktuar në ambientet mësimore, por ende nuk ka përfunduar puna në terrenet sportive të saj.
Kryeministri Edi Rama bashkë Ministren Lindita Nikolla ishin në këtë shkollë edhe për të bërë një urim special për një nga nxënësit, Erdi Muça i cili sot festonte ditëlindjen e tij të 16-të. Një urim dhe një dhuratë. Sigurisht, libra të dy autorëve që janë krenaria e letërsisë shqiptare, Ismail Kadare e Dritëro Agolli.
“Është një nga librat më të bukur në historinë e letërsisë shqipe por edhe një kryevepër e letërsisë botërore e Ismail Kadaresë dhe kjo është dhurata e duhur. Facebooku mirë, por duhet të lexohen edhe librat. Ne ju urojmë shumë sukses, keni pasur pushime të gjata tani s’keni ça bëni duhet të çoheni më herët e të vini në shkollë." tha Rama.
Rama e pyeti një nga nxënësit: Si ndiheni sot 16-vjeç? Si të duket vetja? “Një vit më i madh” u përgjigj nxënësi.
Një tjetër moment falenderimi në këtë shkollë ishte edhe takimi me mësuesin e edukimit fizik Faslli Jashari, i sapo dalë në pension. Patjetër që terrenet sportive ishin në qendër të bisedës së Kryeministrit me mësuesin që premton të japë ende kontributin e tij për shkollën edhe pse ka nisur vitet e pensionit.
“Faleminderit shumë. Suksese në punën tuaj” tha mesuesi.
Kryeministri tha se terrenet sportive do të rregullohen së bashku me mësuesit.
Shkolla e mesme “Sadi Nuri” është rikonstruktuar në 2016. Investimi me vlerë mbi 27 milionë lekë lekë. Pajisja me bazën materiale me vlerën mbi 3 milionë lekë.