Rama e Nikolla urojnë nxënësit: Ky
vit sjell edhe revolucion me tekstet

Rama e Nikolla urojnë nxënësit: Ky<br />vit sjell edhe revolucion me tekstet
Kryeministri Rama dhe ministrja e arsimit kanë zgjedhur shkollën “Sami Frashëri” për të dhënë edhe urimet e rastit për ditën e parë të shkollës.
 
“Transformimi i të gjithë sistemit tonë arsimor, një kantier i madh reformash nga të cilat kanë filluar përfitimet e para për nxënësit. Ky vit fillon edhe me produktet e para të një revolucioni të vërtetë që është bërë me tekstet shkollore. Fëmijët e klasës së I-rë dhe të klasës së VI-të do të kenë në dispozicion tekste nga tre burime të mirënjohura të cilësisë së librave arsimorë në Europë "Pearson", "Cambridge" dhe "Oxford".” – u shpreh kryeministri Rama gjatë fjalës së tij ndërsa uroi edhe nxënësit.
 
Zgjedhja e “Sami Frasherit” nuk ka qenë e rastësishme, pasi ajo është bërë pjesë e projektit të klasave inteligjente duke pasur tre të tilla nga 120 në gjithë vendin.  
 
“Jo rastësisht zgjodhëm shkollën “Sami Frasheri”, e fillon këtë vit me tre klasa inteligjente nga 120 klasat “inteligjente që janë çelur në gjimnazet e vendit, me objektivin që deri në çeljen e vitit të ri shkollor 2018-2019 të gjitha klasat e Shqipërisë të jenë të tilla.”-tha Rama.
 
Rama: Urimet më të perzemerta për vitin e ri shkollor 
Kryeministri Rama ka uruar fillimin e vitit të ri shkollor nga ambientet e shkollës Sami Frasheri.
“Urimet me te perzemerta per vitin e ri shkollor nga oborri i shkolles Sami Frasheri ku mesimi ka rinisur me energji dhe ambicie te reja.”- shkruan Rama në rrjetin social “Twitter”.

Rama

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve