Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur këtë të diel për të dhënë një lajm të mirë për banorët e Fierit, Shkodrës dhe Pogradecit. 

Kreu i qeverisë ka shkruar në rrjetin social Facebook se ka nisur puna për ndërtimin e tre akseve të rëndësishme rrugore në këto tre zona. Sipas Ramës ka nisur puna për ndërtimin e rrugës Fier-Seman, Pogradec-Tushemisht dhe Qafë Thore-Theth. 

Postimi i Ramës: 

MIRËMËNGJES

dhe me lajmin e mirë që nis puna për ndërtimin e segmenteve rrugore Fier-Seman, Pogradec-Tushemisht dhe Qafë Thore-Theth, pjesë e projektit të ndërhyrjes me mbështetjen e Bankës Botërore në 55 km rrugë që lidhin akset rajonale me ato rurale për të nxitur zhvillimin e mëtejshëm të bujqësise dhe turizmit, ju uroj një të dielë të qetë.