Rama e Nishani, bashkë në darkën
e Këshillit Shqiptaro-Amerikan

Rama e Nishani, bashkë në darkën<br />e Këshillit Shqiptaro-Amerikan
NEW YORK -  Liderë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia morën pjesë në darkën e përvitshme të shtruar në New York nga Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, një organizatë që nxit paqen dhe zhvillimin ekonomik në Ballkan.

Çdo vjeshtë, organizata mbledh udhëheqës dhe personalitete të ndryshme shqiptare nga Ballkani, të cilët vijnë në New York për të përfituar nga fakti që këtu mbahet Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Në darkë ishin të ftuar presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, kryeministri Edi Rama, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, zëvendës kryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferri e të tjerë.

“Zëri i Amerikës” thotë se jashtë sallës, një grup shqiptarësh të ardhur nga Miçigani, që përfaqësonin Malësinë, protestuan ndaj pjesëmarrjes së kryeministrit malazez Milo Gjukanoviq në këtë darkë. Por një përfaqësues i Këshillit Shqiptaro-Amerikan u shpreh se zoti Gjukanoviç në fakt nuk ishte ftuar.

Të pranishmëve iu drejtua presidenti Bujar Nishani, i cili tha tha se arritjet e shqiptarëve do të kishin qenë të vështira pa ndihmën e miqve dhe aleatëve.

Kryeministri Edi Rama nga ana tjetër i cilësoi arritjet e shqiptarëve të Amerikës si një shembull të qartë se sa e suksesshme mund të jetë Shqipëria në rrugën e saj për t’u bërë një demokraci e zhvilluar. Ai shtoi se përulet me admirim përpara komunitetit shqiptaro-amerikan që është një thesar kombëtar.

Ky është viti i 17 që Këshilli nderon njerëz, të cilët kanë kontribuar në favor të shqiptarëve kudo që ndodhen. Mes atyre që janë nderuar në të kaluarën kanë qenë ish-Presidenti Bill Clinton dhe ish-kryeministri Tony Blair.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Vdekja e 18-vjeçarit shqiptar Samuel Tafçiu dhe binjakeve Esposito, arrestohet 38-vjeçari! Akuzohet se shkaktoi shpërthimin në fabrikën e lëndëve plasëse (FOTOT)

Itali/ Vdekja e 18-vjeçarit shqiptar Samuel Tafçiu dhe binjakeve Esposito, arrestohet 38-vjeçari! Akuzohet se shkaktoi shpërthimin në fabrikën e lëndëve plasëse (FOTOT)