Rama e përmendi në Kuvend, djali i Kryeministrit Gregu me COVID, falënderon për kujdesin mjekët dhe infermierët në Senatorium

Rama e përmendi në Kuvend, djali i Kryeministrit Gregu me COVID, falënderon për kujdesin mjekët dhe infermierët në Senatorium

Djali i Kryeministrit, Greg Rama

TIRANË-Djali i Kryeministrit Rama, Greg Rama, është infektuar me koronavirus. Lajmin e ka dhënë vetë Gregu në një postim në Facebook.  Ai shkruan se ka marrë përkujdesjen e mjekëve dhe infermierëve në spitalin COVID-2 dhe pas trajtimit në shtëpi është në gjendje të mirë shëndetësore.

Greg Rama i falënderon të gjithë dhe shpreh vlerësimin maksimal.

"Një falënderim mjekëve që u kujdesën për mua dhe mbi të gjitha respekt për mjekët dhe infermierët e Senatoriumit. Ndjej detyrimin t'ua shpreh publikisht në kushtet kur realisht po punojnë nën një stres të paparë dhe çfarë nuk po detyrohen të dëgjojnë!

Për fat të mirë pas analizave që më morën në spital dhe trajtimit që mora në shtëpi ndjehem shumë më mirë fizikisht dhe mendërisht.

U desh kjo ndodhi që të më rritej akoma më tepër respekti dhe besimi tek ata të cilët ndodhen në çdo orë e minutë në vijën e parë të zjarrit, në këtë luftë!

Uroj të shkuara dhe shërim sa më të shpejtë gjithë atyre që po përballen me këtë virus të pabesë", shkruan djali i Kryeministrit.

Ndërkohë që ishte vetë Kryeministri Rama, i cili në fjalën e tij në Kuvend seancën e djeshme plenare, la të kuptohej se dhe në familjen e tij ka pasur të infektuar nga COVID, por as ata, as ministrat e kabinetit qeveritar që e kanë kaluar apo po e kalojnë COVID-19, nuk kanë shkuar në Turqi.

 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • REALITETI: 17/11/2020 16:22

    IMAGJINONI O SHQIPTAR PO TË ISHTE BASTARDI SALMUT NË POZIT E SHKËRDHEN SY PESHKAQEN SHËMTYRA TË ISHTE ME KOVIT DO ÇOHEJ ME URGJENC JASHT SHTETIT. KURSE SHIKONI ME FAKTE TË PA KUNDËRSHTUSHME KU KUROHET GREGORI NË TIRAN SI GJITH TË TJERËT BËJNI KRAHASIMET E VENDOSNI VET SE KUSH E MERITON QEVERISJEN E KTI POPULLI MARTIR. ZOTI E BEKOFT SHQIPRIN E SHQIPTARËT.

    Përgjigju
  • Emigranti: 17/11/2020 16:18

    Sherim sa me te shpejte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës