Rama e shkarkoi nga posti/ Reagon Blerina Gjylameti: Jam gati për sfidën e re

Rama e shkarkoi nga posti/ Reagon Blerina Gjylameti: Jam gati për sfidën e re

TIRANE-Blerina Gjylameti ka reaguar për herë të parë pas shkarkimit që kryeministri Rama i bëri nga posti i koordinatores për qarkun e Tiranës, teksa në vendin e saj vendosi Elisa Spiropalin dhe Ervin Bushatin. E ndërsa Rama e motivoi lëvizjen në kupolën drejtuese të partisë për rezultate me të mira, Gjylameti thotë se besimi që i dhanë shqiptarët në 30 Qershor ishte vlerësim për punën e bërë.

"Besimi i dhënë më 30 qershor nga qytetarët shqiptarë ishte, jo vetëm një vlerësim për punën e bërë nga ne deri më tani, por edhe një detyrim më shumë ndaj përgjegjshmërisë tonë për t'ju shërbyer atyre më shumë dhe më me cilësi.

Partia Socialiste ka treguar, se është gjithmonë e gatshme për t’u përballuar me sfidat që kërkon vendi dhe koha, duke qenë gjithmonë në avangardë dhe në pararojë, duke mos harruar misionin e saj për të qenë gjithmonë pranë shqetësimeve të atyre që na kanë mandatuar.

Në rrugëtimin tonë deri në zgjedhjet e përgjithshme të 2021, kam nderin për të kryer detyrën e re, si Sekretare për Komunikimin Digjital me besimin e veçantë të familjes politike dhe në veçanti të Kryetarit Edi Rama.

Jam gati që të gjithë eksperiencën e koordinimit ta transformojmë bashkërisht në një organizim komplet të ri, digjiital të familjes sonë të madhe socialiste në mënyrë që çdo anëtarë e simpatizantë të jetë, bashkëvendimarrës në çdo ndërveprim tonin" tha ajo.

Gjylameti nga tani e në vijim do të mbajë postin e Sekretares për Komunikimin Digjital në Partinë Socialiste të Shqipërisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion