Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu gjatë dorëzimit të  sistemeve raketore JAVELIN në Komandën e Forcës Tokësore në Zall Herr tha se ishte privilegj që të mbante postin e Ministrit të Mbrojtjes një ditë pasi kryeministri Edi Rama e shkarkoi nga ky post.

“Është kënaqësi në këtë moment tranzitimi të detyrës time të linim këtë shenjë sot së bashku me partnerët tanë. Sot dorëzojmë në forcën tokësore sistemin JAVELIN, të porositur prej vitesh. Ky nuk është vetëm një simbol force, por është edhe një mesazh qartësie strategjike.

Investimi në mbrojtje nuk merr duartrokitje në fillim por është i rëndësishëm. Shqipëria nën orientimin e SHBA ka investuar në kohë paqeje me plan e disiplinë buxhetore. Është një bindje e krijuar në të gjithë këtë periudhë që kam pasur privilegjin ë udhëheq Ministrinë e Mbrojtjes se mbrojtja nuk është një luks. Shtetet serioze investojnë në kohën e duhur dhe jo kur është vonë”, tha Vengu.

Pirro Vengu, drejton ministrinë e Mbrojtjes që prej vitit 2023. Tashmë vendin e tij kryeministri Rama ia besoi Besfort Lamallarit, i cili në fillim të këtij mandati u emërua si ministër i Drejtësisë. Vengu dhe Spiropali ishin te vetmit nga kabineti, të cilët nuk morën drejtimin e një tjetër dikasteri.


Lajmi kryesor:

‘Politika është një territor ku koha lëviz shpejt, por kujtesa lëviz ngadalë’, mesazhi me kode dhe falënderime nga Elisa Spiropali pas shkarkimit