Rama: E tepruar të thuhet se ka
përkeqësim të klimës së biznesit
PD:Ekonomia në rënie,Rama mburret

Rama: E tepruar të thuhet se ka<br />përkeqësim të klimës së biznesit<br />PD:Ekonomia në rënie,Rama mburret
Në 32 muaj, ekonomia shqiptare ka ndryshuar strukturë, duke u orientuar nga investimet në prodhim, ndërkohë që klima e biznesit është përmirësuar dukshëm. Në takimin e Këshillit Ekonomik Kombëtar, Kryeministri Edi Rama u theksoi përfaqësuesve të sipërmarrjes se kjo Qeveri është më pro biznesit se të gjithat paraardhëset e saj, ndërkohë që është korrupsioni në gjyqësor ai që mban peng klimën e biznesit. Gjatë fjalës ai nuk la pa ironizuar akuzat e dikurshme për ndërtesën shumëkatëshe ku u zhvillua takimi, pranë godinës së ish Partisë Demokratike.
 
"Godina ka hyrë në rrugën e publikimeve ndërkombëtare të arkitekturës e urbanistikës përpara se të çelej. E kam shumë të qartë, jo për të gjithë kjo është një ditë e gëzuar dhe që fjala ime do të përdoret si alibi në vendin e krimit se ky është një nga krimet që unë kam bërë si kryetar bashkie. Një krim urbanistik, arkitektonik, një krim ekonomik", u shpreh Rama.  

Më tej, Rama hodhi poshtë akuzat për klimën e biznesit, duke u kujtuar sipërmarrësve se 3 vite më parë nuk merrnin dot rimbursimin e TVSH-së, e as paguheshin për punët publike. 

"Të më thoni mua se klima e biznesit sot është e përkeqësur, kur 32 muaj më parë nuk merrenin pas një TVSH pa paguar të paktën 50%, kjo është e tepruar. 32 muaj më parë nuk guxonit të hapnit gojën pasi me paratë tuaja kishit shtruar km të tërë asfalt e ishit zhytur në probleme me bankat e ishit në prag të falimentimit...e kjo qeveri ua dha lekët një më një në dorë. Të më thoni mua që administrata tatimore sot përbën një problem të atillë që mund të lexohet is përkeqësim i klimës së biznesit, kur e dini se çfarë kemi hequr me administratën tatimore, e sa herë iu është dashur të nxirrni paratë nga arka e kompanisë tuaj për të bërë planet e të ardhurave. Apo sa herë tjetër u ëhtë dashur të nxirrni paratë mbi atë taksën 10% për të mbyllur punët, apo për të pritur e përcjellë kontrollorin që iu trajtonin jo si sipërmarrës, por si shërbëtore të marrë peng, duket pak e tepruar", u shpreh Rama.
 
Por nga ana tjetër u kujtoi bizneseve edhe pjesën e vet të përgjegjësisë në mosrespektimin e ligjit, duke sjellë në vëmendje një kompani të madhe amerikane që i ka bërë presion Qeverisë për të mos paguar taksa.

"Vetëm në një vend si ky mund të ndodhë që një kompani e huaj të thotë se unë nuk kam mundësi të paguaj taksat dhe ju nuk mundet që të më impononin pagesat e taksave, sepse unë do t'ju diskreditoj ndërkombëtarisht. Vetëm në këtë vend dhe vetëm në këtë atmosferë, një kompani e huaj duke tundur flamurin amerikan apo flamuj të tjerë shumë të respektuar mund të kërcënojë qeverinë shqiptare", tha Rama. 

Kreu i qeverisë theksoi se klima e biznesit në Shqipëri ka vend për përmirësime të mëtejshme shumë të rëndësishme. "Funksionimi i administratës tatimore e doganore ka dhënë përmirësime të mëtejshme. Me po të njëjtin sinqeritet dhe ndershmëri që jam gati të ballafaqohem me këdo kur drejtoj gishtin ndaj atyre që bëjnë ëngjëllin që në fakt janë në pozicionin e djallit, me po këtë sinqeritet e ndershmëri pranoj se ajo që kemi bërë është e pamjaftueshme. Po të ishte e mjaftueshme s'do ishim këtu as unë as Ministri i Financave as Ministrja e Ekonomisë, por do të pretendonim të merrenim role globale për të zgjidhur probleme globale si magjistar", tha Rama. 
  
Ai i dha të drejtë biznesit sa i takon thjeshtimit të procedurave tatimore. Sipas Ramës, Shqipëria do të ketë një kuadër fiskal ndër më të thjeshtët në Europë. "E domosdoshme është kërkesa juaj për qeverinë për të lehtësuar procedurat. Dhe për të lehtësuar e thjeshtuar paketën fiskale. Për të bërë një kuadër që të jetë i thjeshtë dhe mundësisht më i thjeshti që mund të gjendet në rajon e Europë. Jam shumë i bindur që thjeshtimi do të na sjellë një vlerë shumë të rëndësishme të shtuar edhe në funksion të rritjes së ekonomisë. Iu gjetëm në gropë ose të lidhur nëpër pemë. Dhe po shkoj tek sfida. Atëherë duam të rishikojmë legjislacionin dhe procedurat tatimore. Sot do të dëgjoni një prezantim konkret për këtë rishikim, me qëllim që burokracia të reduktohet deri në maksimum", deklaroi kreu i qeverisë.  

Fjala e KM Edi Rama në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar




Ndërkaq, nisur nga problemet e theksuara mes biznesit dhe administratës shtetërore, Rama tha se ka dëgjuar çudira nga më të ndryshmet çka sipas tij janë të denja për një "Kurban 2" i cili do të ishte tejet komercial. "Jam dëshmitar sepse e kam bërë të qartë për çdo problem që biznesi ka me administratën dera ime është e hapur, dera e ministrit të Financave është e hapur dhe më kanë dëgjuar veshët çudira që do ta bënin shumë më komerciale “Kurbanin 2” nëse do ta shkruaja, por nuk po merrem me të", theksoi Rama.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së