Kryeministri theksoi se Shqipëria ka ndërtuar një reputacion pozitiv në garat ndërkombëtare për investime. Ai deklaroi se energjia është një sektor me konkurrencë të fortë dhe standarde të larta ndërkombëtare, por deri më sot nuk ka asnjë kompani serioze pjesëmarrëse që të ketë ngritur dyshime apo rezerva mbi integritetin e garave dhe proceset e ndjekura.

“Ne ndërkohë kemi realizuar një proces besueshmërie. Sektori energjitik është sektor i garave ndërkombëtare dhe me reputacion të rëndësishëm ndërkombëtar. Dhe më vjen mirë ta nënvizoj meqë jemi në një fazë ku fjala korrupsion është në këpucët e modës, që po nuk e nxorëm nga goja nuk është në modë, në këtë sektor nuk ka një kompani të vetme serioze që ka marrë pjesë në këto gara e të ketë shprehur një rezervë sado të vogël lidhur me integritetin e garave dhe proceset e stabilizuara në këtë sektor.

Të njëjtën dëshmi ta japin fare mirë amerikanët që janë këtu nga sektori privat, sepse jo vetëm që nuk kanë ndeshur në Tiranë asnjë pengesë të kësaj natyre, por e kanë pasur qeverinë në krah në çdo hap edhe për të kaluar pengesa absurd në nivelin vendor ku është e mirëkuptueshme për një bashki të vogël, të pamësuar në futjen e territorit të projekte të një ariu kaq të madh që të kishte dhe ndrotje, ngurrim, rezerva etj. Por sot jemi këtu”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Në Tropojë park eolik 600 MW, ndër më të mëdhenjtë në Evropë! Rama: Po shkojmë drejt sovranitetit të plotë energjetik