Rama e thotë njëherë e mirë: Ja përse nuk mund të rikonstruktohet Teatri Kombëtar

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video që tregon gjendjen në të cilën ndodhet Teatri Kombëtar sot. Krahas saj, i pari i qeverisë thotë se brenda sipërfaqes së Teatrit nuk do të ndërtohet nga privati, madje përveç kësaj, projektit të ri do t’i shtohet edhe 8 mijë metra katrorë sipërfaqe.

Rama shton ndër të tjera se Teatri është ndërtuar me një material të tillë që nuk lejon as riparimin dhe as rikonstruksionin e godinës ekzistuese.

"Sipërfaqja e Teatrit Kombëtar jo vetëm që nuk preket, por i shtohen edhe 8.000 metra katrorë! Populiti, materiali me të cilin është ndërtuar ky teatër, as nuk mund të riparohet e as mund të rikonstruktohet. Tiranës i duhet, dhe do të ketë, Teatrin Kombëtar që meriton!", shkruan Rama krah videos.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • moduli henor: 02/08/2019 15:53

    Po pse nuk vendoset te ndertohet nje teater e ri e modern duke ruajtur identitetin e te parit?!!.... Te jene te dy te ngjashem si dy pika uji, por me ndryshimin, se i riu patjeter qe do te jete me i forte, me funksional, me modern e me i bukur e i rehatshem. Teknologjia dhe materialet e ndertimit te viteve te fundit japin mundesi te medha e te pafund. Me hapesira te brendeshme funksionale e komode, me struktura te forta e moderne e me shume prakticitet, por me te njejten linje kompozicioni e arkitekture, do te kenaqte dhe kerkesat historike e nostalgjike (artistet dhe populli kane shume te drtejte per kete), edhe ata qe duan te rene, por edhe per aresyet e amortizimit te te vjetrit dhe problemeve qe sjell kjo dhe kerkesave ne rritje te kohrave moderne. Te gjendet nje rruge e mesme ('E Mesmja e Arte’) dhe te kenaqen te dyja palet, dhe me kryesorja eshte: Te Behet Me e Mira, qe eshte patjeter dhe llogjikisht VETEM KJO RRUGE E MENYRE.

    Përgjigju
  • Profesori: 01/08/2019 17:14

    Pershendetje, Ajo cfare permendet nga zoti Nenkretar i Bashkise eshte fatkeqisht jo e vertete. Materiali populit nuk eshte pjese e konstruksionit mbajtes te godines, eshte veshje e saj dhe si e tille nuk merre pjese ne kapaciteti mbajtes. Ajo eshte nje veshje, e njete me muret me gips apo panelet sandwich qe jane lehtesisht te zevendesusheme dhe nuk e kompromentojme kapacitetin mbajtes se struktures. Ne rast se elementet rezistues, kolona, trare apo kapriata kane deficence ne aftesine mabjtese atehere struktura mund te riparohet apo mund te riaftesohet, it is piece of cake, shume e thjeshte per tu bere nga koleget e mi inxhiniere. Mjafton numrin i pafundem i te pavertetave qe zyrtaret lokale apo qendrore prodhojne per te treguar qe arsyeja e vertete e prishjes se teatrit nuk ka lidhje me kete qe prononcohet, por me ate qe te gjithe e mendojme. Korrupsion i paster, per te perfituar token e publikut dhe per te marre sa te munden( mundet) apartamente dhe dyqane te kullat qe do ngrihen. Turp turp, ju kemi dhene voten; tani ndihem bashkefajtor ne vjedhjen qe po i beni vendit tim. Zoti ju misherofte.

    Përgjigju
    • juord: 02/08/2019 02:28

      Kjo është loja e vjetër e të mbuluara të gënjeshtrës me genjeshter.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja SKY ECC/ GJKKO pranon kërkesën e SPAK, kalon për proces Erzen Breçanin, Dedan Gjonin dhe 6 të tjerët! Për një pushohet çështja (VENDIMI)

Dosja SKY ECC/ GJKKO pranon kërkesën e SPAK, kalon për proces Erzen Breçanin, Dedan Gjonin dhe 6 të tjerët! Për një pushohet çështja (VENDIMI)