TIRANE-Kryeministri Edi Rama vijon që të sjellë në faqen e tij në Facebook qëndrimet e aktorëve të njohur për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar mbi rrënojat e të vjetrit. Paraditen e sotme Rama ka zgjedhur qëndrimin e aktorit dhe regjisorit të njohur Artan Imami, i cili citon edhe qëndrimin e Kadaresë.
"Artan Imami është një tjetër protagonist tanimë i hershëm i skenës së Teatrit Kombëtar, i cili është ngjitur në atë skenë qysh “kalama”, si një ndër talentet më të spikatura të gjeneratës së re të viteve ‘80 dhe sot ai ka një opinion të qartë në debatin për të ardhmen e godinës së Teatrit Kombëtar.
ARTAN IMAMI: Shpreh dakordësinë dhe nevojën emergjente për një godinë të re të Teatrit Kombëtar. Një godinë e cila t’u shërbejë artistëve dhe mbi të gjitha publikut, i cili edhe pse në kushte tërësisht të papërshtatshme, për asnjë moment nuk e ka braktisur skenën e teatrit. Teatri Kombëtar duhet të shfrytëzohet vetëm dhe vetëm për godinën e re të Teatrit Kombëtar, duke mos cenuar tjetërsimin e asnjë pjese të kësaj prone.
Mua nuk më zë gjumi nga qejfi se do të bëhet një teatër i ri modern, në vend të këtyre pamjeve të tmerrshme që shohim me gjendjen aktuale. Më vjen ndër mend një takim i vitit ‘87 apo ‘88 me Ismail Kadarenë dhe ndërkohë që po bisedonim, dikush e pyeti se si duket niveli i teatrit. Ai ia kishte ngulur sytë në një qoshe të tavanit, ku po binte suvaja dhe thotë: Po ja, ashtu si kjo godinë" mbyllet postimi i Ramës.
Postimi i Ramës ka qenë edhe një përgjigje për Presidentin, që sot ka reaguar sërish duke dalë në krah të aktorëve ashtu si opozita (lexo këtu).
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.7%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4408
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Gazeta greke 'Kathimerini': Shqipëria dhe Greqia po zgjidhin mosmarrëveshjet, mbetet Ligji i Luftës dhe çështja e Çamërisë
28 Janar, 19:13
-
‘Do ta mbyllim TikTok, për momentin s'kemi zgjidhje tjetër‘, Rama: Kompanisë i parashtruam shqetësimet, kur të jenë gati do na sjellin propozime
28 Janar, 17:11
-
Berisha: Balluku mori 50 mln euro nga Tuneli i Llogarasë, i diktoi kompanisë turke ofertën! Njofton protestën e radhës
28 Janar, 15:25
-
Qytetari ankohet për oborret e shkollave, Rama: S’ka zaptime! Koha e grabitjes së pronave ka mbaruar, 45 të reja
28 Janar, 14:35
-
Ish-Kinostudio shndërrohet në 'Tirana Training Center' me profesionistët e Hollywood-it, Rama: E paimagjinueshme më parë! Mundësi për Shqipërinë kreative
28 Janar, 11:45
-
PAMJET/ Rindërtohet shkolla 9-vjeçare ‘Ndre Mjeda’ në Shkodër, ambiente për 800 nxënës e mësues
28 Janar, 08:25
-
Gazetari izraelit: Shqipëria do të presë 100 mijë palestinezë nga Gaza! Rama rrëzon pretendimet: S'mund të bëjmë më shumë se vendet e tjera të BE
27 Janar, 21:17
-
Zbardhen 'debatet' në mbledhjen e PS/ Veterania i kërkon Veliajt ashensor në seli, 'irritohet' Rama: Nëse duam të respektojmë luftën, s'duhet të kërkojmë asgjë për vete
27 Janar, 18:31
-
Zgjedhjet/ Rama prezanton Braçen në njësinë 5, porosi për votën e diasporës: Duhet të përmbushim objektivat! Mbledh edhe delegatët e Tiranës
27 Janar, 16:31
-
‘SPAK është kthyer në parti aleate të Ramës’, Tedi Blushi: Po burgos dhe shantazhon drejtuesit e opozitës
27 Janar, 15:27
-
Përçarja për Primaret në PD, Berisha e pranon: Ka debate, por duhet zbatuar Statuti, s’e vendos unë! Gjyqtari i ndërruar për Salianjin, militant i PS
27 Janar, 13:17