Deputeti Tedi Blushi doli sot në foltoren e parlamentit pasi paralajmëroi se do të denonconte një të vërtetë të madhe që kishte të bënte me çështjen e detit lidhur me Greqinë dhe këtu përfshihej dhe Ferit Hoxha, tashmë i votëbesuar si ministër i Jashtëm.
Blushi e mori fjalën për të denoncuar manipulimet e Ferit Hoxhës për marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2009 mes Greqisë dhe Shqipërisë. Në atë kohë, kur Sali Berisha ishte kryeministër, Ferit Hoxha ishte kryenegociator i Shqipërisë. Mirëpo, Blushit nuk i shkoi plani ashtu siç ai mendonte, pasi gjithçka çfarë ai tha ishte “Sali Berisha shiti detin”.
Fillimisht, Blushi tha se në atë kohë, kur vetë ai punonte si gazetar në Gazetën Shqiptare, Ferit Hoxha i siguroi marrëveshjen dhe direktiva që i dha për shkrimin e artikullit ishte: Sali Berisha shet detin. Mirëpo, firmëtar i kësaj marrëveshje kishte qenë vetë Ferit Hoxha si kryenegociator, informacion të cilin Blushi thotë se e mësoi më vonë.
“Zoti Hoxha, 17 vite më parë, si kryenegociator firmosi marrëveshjen e detit me Greqinë sipas kërkesave të palës greke dhe, nga ana tjetër, nxiste qëndrime të ashpra kundër marrëveshjes së detit. 17 vite më parë, kur isha gazetar te Gazeta Shqiptare, ditën e nesërme kam publikuar një shkrim me titull: ‘Sali Berisha shet detin’. E kam bërë këtë shkrim i bindur se ishte Berisha ai që po tradhtonte interesin kombëtar. Marrëveshjen Tedi Bushit ia dha Ferit Hoxha, ai i cili më vonë mësova që ishte ai që kishte firmosur dhe kishte rënë dakord me palën greke, që ma vuri në dispozicion me orientimin e qartë: ‘Sali Berisha shet detin’.Të gjithë informacionin e merrja nga Ferit Hoxha. Më vonë mësova që marrëveshjen nuk e kishte negociuar Berisha, por Hoxha”, tha ndër të tjera Blushi sot në Kuvend.
Po si mundet një kryenegociator të marrë përsipër të ‘vetëvendosë’ për një çështje kaq të rëndësishme ku flitet për interesa kombëtare, pa marrë miratimin e qeverisë, në këtë rast kryeministrit Sali Berisha. Por, nga këtu lind dhe një tjetër pyetje, duke i qëndruar pretendimeve të Blushit, cilat ishin arsyet që shtynë Ferit Hoxhën të denonconte në media marrëveshjen e detit.
Blushi ndër të tjera tha se këtë informacion e ndau me presidentin Ilir Meta, në momentin kur në tryezë erdhi kërkesa për dekretimin e Ferit Hoxhës ambasador në OKB. Ishte kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili i replikoi Blushit duke i kërkuar llogari se përse këto informacione nuk i kishte bërë publike më parë. Balla gjithashtu tha dhe se Ilir Meta e ka dekretuar 3 herë si ambasador Ferit Hoxhën, pra një akt që e ka kryer në dijeni të plotë për çka Blushi denoncoi sot.
Ndërkohë nuk vonoi as reagimi i Ilir Metës nga qelia, i cili tha se në dy raste, e ka dekretuar ambasador Ferit Hoxhën pa dëshirën e tij.
“Por ju keni një "të drejtë" sepse dy herë e kam firmosur jashtë vullnetit tim, për këto arsye që po jua bëj publike, në pamundësi për t'u takuar nga afër. Së pari, pasi jam njohur me këto fakte, është e vërtetë që e kam firmosur si ambasador për në UNESCO vetëm për arsye njerëzore, për shkak të një tragjedie familjare që i kishte ndodhur. Nuk kam dashur ta firmos si ambasador në OKB dhe këto arsye ja kam thënë edhe Ministres së Jashtme të asaj kohe, për arsye se ishte një pozicion i rëndësishëm dhe historik sepse Shqipëria merrte Presidencën e Këshillit të Sigurimit, e cila ishte iniciuar që në kohën që Z. Besnik Mustafaj ishte Ministër i Jashtëm”, shkroi Meta.
Ilir Meta ka reaguar nga qelia pas deklaratave të Blushit lidhur me Ferit Hoxhën, tashmë i zgjedhur ministër i Jashtëm, për marrëveshjen e detit me Greqinë të firmosur në vitin 2009 kur Sali Berisha ishte kryeministër. Blushi akuzoi Hoxhën për manipulim ndërsa Meta thotë se më vonë, në kohën kur ushtronte detyrën e presidentit, e ka dekretuar Ferit Hoxhën si ambasador disa herë, pa dëshirën e tij.
“Z. Balla, meqë më përmende sot emrin për një çështje shumë serioze, jam i detyruar t'ju përgjigjem në distancë. Ke të drejtë që u hutove nga të vërtetat që tha sot nga foltorja e Kuvendit, Z. Tedi Blushi. Unë personalisht, kur jam njohur me këto të vërteta nuk e kam marrë veten për ditë të tëra, për arsye që personi që diskutojmë ka qenë diplomati im më i preferuar, që nga viti '98 e deri ditën që mësova këto fakte të dhimbshme.
Nuk e mbaj mend sa herë e kam promovuar në detyrën e ambasadorit në pozitat e mia të mëparshme, si Ministër i Jashtëm, Kryeministër dhe President i Republikës. Por ju keni një "të drejtë" sepse dy herë e kam firmosur jashtë vullnetit tim, për këto arsye që po jua bëj publike, në pamundësi për t'u takuar nga afër. Së pari, pasi jam njohur me këto fakte, është e vërtetë që e kam firmosur si ambasador për në UNESCO vetëm për arsye njerëzore, për shkak të një tragjedie familjare që i kishte ndodhur.
Nuk kam dashur ta firmos si ambasador në OKB dhe këto arsye ja kam thënë edhe Ministres së Jashtme të asaj kohe, për arsye se ishte një pozicion i rëndësishëm dhe historik sepse Shqipëria merrte Presidencën e Këshillit të Sigurimit, e cila ishte iniciuar që në kohën që Z. Besnik Mustafaj ishte Ministër i Jashtëm. Por, siç jua tha sot edhe Z. Tedi Blushi, pas disa ditësh, Ministrja e Jashtme e kohës, më çoi mesazh se kishte biseduar me Kryeministrin dhe ai nuk kishte kandidat tjetër. Ndaj u detyrova ta firmos sepse nuk mund ta lija Shqipërinë pa ambasador në OKB se ishte hera e parë që vendi ynë merrte Presidencën e Këshillit të Sigurimit.
Së dyti, nuk doja të hapja një krizë tjetër publike se me mjaftonin ato që kisha me Kryeministrin dhe Kuvendin njëpartiak, si për Gjykatën Kushtetuese por edhe për çështje të tjera të mëdha. Z. Balla, ju me "të drejtë" e kritikuat sot Z. Tedi Blushi se përse e thotë sot dhe nuk e ka thënë më përpara. Por unë kam një kundër-pyetje për ju, nëse Z. Blushi, nuk do ta thoshte sot dhe ju pas një viti do ta propozonit Ferit Hoxhën për President të Republikës, a do ta kishte Z. Blushi ndërgjegjen e qetë, si një deputet që është betuar mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Dhe në fund, e vlerësoj krenarinë tuaj për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Çështjen e Detit, por do t'ju lutesha se mbase keni harruar t'i hidhni një sy, letrës time që ju kam dërguar të gjithë deputetëve për këtë marrëveshje, si dhe letrës publike që i kam bërë Znj. Elisa Spiropali, që e shkarkuat sot, para vizitës së saj zyrtare në Athinë. Unë ju mirëkuptoj nëse nuk gjeni dot, si forcë politike, dikë më të fortë nga ana profesionale se sa Ferit Hoxha, por nuk do të isha i lumtur nëse ju nuk gjeni dot një kandidaturë më patriotike nga radhët tuaja”, shkruan Meta.
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, i ka kërkuar përfaqësuesve të opozitës në Kuvend që të ndalin sulmet ndaj ministrit të ri të Jashtëm, Ferit Hoxha.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ku iu përgjigj akuzave të Tedi Blushit, Balla tha se Hoxha gjatë karrierës së tij si diplomat ka qenë tepër i suksesshëm dhe ka bashkëpunuar si me PD kur ishte në pushtet, ashtu edhe me PS dhe ish-Presidentin Ilir Meta.
“Sulmet ndaj ambasadorit Hoxha i cili në kulmin e karrierës së tij u vlerësua me pozicionin më të lartë hierarkik brenda Ministrisë së Jashtme, atë të ministrit të Jashtëm, nuk i bëjnë mirë askujt në këtë sallë, për faktin se pjesa jonë më e madhe këtu na ka rënë mundësia të punojmë me Hoxhën, i cili si një ambasador karriere ka punuar me të gjitha administratat.
Sa i përket ish-Presidentit Meta, ka qenë ai që e ka dekretuar 3 herë zotin Hoxha si ambasador. Kur Meta i paska pasur këto informacione, pse e dekretoi? Sa i përket akuzave lidhur me marrëveshjen e detit, në asnjë rast nuk fajësohen përfaqësuesit teknik, pasi përgjegjësitë janë gjithmonë politike. Nuk ka askush dyshime se marrëveshja e detit e 2009, të cilën e kam denoncuar në Kushtetuese dhe e konsideroj një prej fitoreve më të mëdha politike të PS, pasi PS ka mbrojtur interesin kombëtar gjatë këtyre 35 viteve.
Zoti Blushi, më vjen shumë keq që degraduat në një sulm të natyrës personale dhe shpresoj shumë që grupi Parlamentar i PD-së të dijë të distancohet nga një sulm ndaj një njeriu që mendoj se edhe ju mendoni si unë, ambasador i suksesshëm, me mandate të suksesshme edhe pranë BE-së si ambasador i Shqipërisë në Bruksel”, tha Balla.
Ndërkohë Blushi iu përgjigj Ballës duke i thënë se nuk kishte asgjë personale me Ferit Hoxhën, teksa shtoi se ky i fundit kishte bërë lojë të dyfishtë.
Blushi tha se Ferit Hoxha ishte kryenegociatori që firmosi marrëveshjen që ishte denoncuar më pas si tradhti kombëtare. Sipas Blushit, ishte loja e dyfishtë e tij që kryeministri Edi Rama e bëri ministër të Jashtëm.
“Unë nuk bëj sulme personale ndaj kërkujt. S’kam asgjë personale me Ferit Hoxhën, nëse do kisha gjë personale këtë fakt do e ndaja 17 vite më parë. Por dua t’ju kujtoj se kryenegociatori i marrëveshjes me Greqinë ka qenë Ferit Hoxha, ky është fakt. Siç është fakt, i kam emailet akoma. Marrëveshjen ma dha Ferit Hoxha, me orientimin ‘Berisha shiti detin’. Kryenegociatori që firmosi marrëveshjen orientoi gazetarin se çfarë kishte ndodhur. I vetmi faj imi ishte se nuk e dija, s’kisha nga ta dija kush po negocionte me Greqinë, janë teknikët që bien dakord, pastaj politika shpreh vullnetin dhe firmos. Ferit Hoxha ka qenë kryenegociator, ai i cili firmosi atë marrëveshje që e denoncoi te unë si tradhti kombëtare. Kë Ferit Hoxha duhet të besojmë? Ferit Hoxha ka bërë lojë të dyfishtë dhe është fakt që për shkak të kësaj loje të dyfishtë Edi Rama e emëroi Ministër të Jashtëm”, tha Blushi.
Deputeti i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka akuzuar Ferit Hoxhën, të emëruar së fundmi Ministër të Jashtëm, për manipulime lidhur me çështjen e detit me shtetin grek. Blushi thotë se në kohën kur ishte gazetar, Hoxha i ka vënë në dispozicion marrëveshjen e detit duke i dhënë orientime të gabuara, sikur “detin e kishte shitur Sali Berisha”. Blushi thotë se është Hoxha ai që ka firmosur atë marrëveshje 17 vite më parë si kryenegociator i Shqipërisë duke e akuzuar se ia shiti detin grekëve.
“Zoti Hoxha 17 vite më parë, si kryenegociator firmosi marrëveshjen e detit me Greqinë sipas kërkesave të palës greke, dhe nga ana tjetër, nxiste qëndrime të ashpra kundër marrëveshjes së detit. 17 vite më parë kur isha gazetar të Gazeta Shqiptare, ditën e nesërme kam publikuar një shkrim me titull “Berisha shet detin”. E kam bërë këtë shkrim i bindur se ishte Berisha ai që po tradhtonte interesin kombëtar. Marrëveshjen Tedi Bushit ia dha Ferit Hoxha, ai i cili që më vonë mësova që ishte ai që kishte firmosur dhe kishit rënë dakord me palën greke që ma vuri në dispozicion me orientimin e qartë “Berisha shiti detin’. Te gjithë informacionin e merrja nga Ferit Hoxha. Më vonë mësova që marrëveshjen nuk e kishte negociuar Berisha, por Hoxha. Për herë të parë këtë sekret e ndava e presidentin e republikës të kohës, një burrë shteti. Kur ministrja e jashtëm i solli Metës emrin e Hoxhës për ambasador në OKB, ndjeva detyrimin moral për ta informuar se çfarë loje kishte bërë në kurriz të republikës së Shqipërisë, duke cenuar dhe marrëdhëniet me fqinjët tanë jugor.
E kam të pashpjegueshme sesi presidenti aktual, Bajram Begaj, i cili bisedën e fundit që ka pasur në zyrë me Metën ku po ndodhe rrokada mes tyre, ka qenë çështja e detit me Greqinë. Meta e ndau këtë informacion dhe me Begajn, i cili sot dhe pse ka të gjithë infot se farë ka ndodhur, e firmosi emrin e tij për Ministër të Jashtëm. Si ka mundësi që keni mbi tavolinë një letër të presidentit për çështjen e detit, që keni të gjitha mundësitë të keni të gjitha informacionet për kandidaturat, votuat sot një kandidaturë si Ferit Hoxha që ka mbi supe dhe zhdukjen e laptopit ë NATO-s në OKB. Kujt po ia dorëzoni shtetin shqiptar? A mund të mbrojë sot Hoxha çështjen e detit me Greqinë, që është ai që firmosi dhe gjithashtu denoncoi? Lojën e kujt bëri Ferit Hoha 17 vite më parë? I nderuar president, jam në dijeni që ke mbi tavolinë informacion të klasifikuar lidhur me Ferit Hoxhën. Anulo seancën e betimit të tij nesër si ministër të Jashtëm”, tha Blushi.
Komente













Marëveshjes famëkeqe të Detit me Greqinë i ka dalë për zot Sali Berisha, që mburret akoma ae ajo ishte "marëveshja më e mirë për Shqipërinë". Zyrtarisht u firmos nga L. Basha, që nuk para ndjehet rreth saj! Tash ky dallkauk Blushi paska bërë një "zbulim të ri"!!!!
Përgjigju