Rama: Edhe Jozefina viktimë
 e dhunës verbale të Kryetarit

Rama: Edhe Jozefina viktimë<br /> e dhunës verbale të Kryetarit
SHKODER - Partia Socialiste prezanton sot në Shkodër, librin e tetë elektronik të Rilindjes, që i kushtohet tërësisht gruas e barazisë gjinore, sfidave që shtrohen për papunësinë e grave, braktisjen e shkollës nga vajzat dhe shtimin e dhunës ndaj tyre në mënyrë shqetsësuese.

Kreu opozitar Edi Rama së bashku me gratë e partisë socialiste nga Shkodra prezantoi programin e tij në një takim dedikuar tërësisht grave dhe problematikave të tyre. Rama nga Shkodra parashtroi gjithë planin, që do vërë në zbatim pas zgjedhjeve të 23 Qershorit.

Ajo, që u theksua nga takimi ishin dhuna në rritje nga viti në vit ndaj grave, barazia gjinore, papunësia me shifra të rritura, përfshirja e grave ne politikë dhe në sferën shoqërore duke premtuar se do të rritet me 50 përqind përfaqësimi i tyre në Komuna e Bashki.

Ndërsa ka ironizuar Kryetaren Topalli duke thënë, që “ I kam marrë elektoratin e Shkodrës”. Duke vazhduar më tej se edhe ajo vetë është viktimë e dhunës verbale të Kryetarit të saj.


ORA 17: 35 RAMA: FALENDEROJ FAMILJEN DHE LINDEN, GJYSMEN ME TË MIRE

Fjalën e fundit Rama e mbylli duke përshëndetur familjen , prindërit dhe bashkëshorten.

“Falenderoj babanë, që kur isha i vogël në errësirë më lexonte Biblën. Aneta Ramën, i them ti ke një fat të madh, ty nuk të marrin dot mësysh se të shajnë sa herë më shajnë mua, ajo po shkon drejt 80-ave me forcë për Rilindje.

Falenderoj Linda Ramën, gjysma ime më e mirë. Kur më pyeti një i lodhur nga martesa se çfarë do të thotë kjo i thashë: Pa të ke qenë gjysmak".


ORA 17: 10 RAMA PER JOZEFINEN: VIKTIME E DHUNES SE KRYETARIT

“Jozefina meqe jemi në Shkodër do thotë si na i ka bërë gratë me PS, dhë do thotë ai i rreh gratë dhe ju nuk e dini ai ka rrah nënën e vet, ça bani moj ça bani, atij i ikin komshiet me vrap, apo si i thotë Jozefina kojshiet.”

Jozefina është një lloj viktime e dhunës sepse ka përballë Kyetarin, që ushtron dhunë verbale, e ka instrument, librin e propagandës së komunizimit e ka bërë libër të Partisë", tha Rama me humor teksa u prit me ovacione nga salla.


ORA 16: 33 RAMA: DO RRISIM 50 PERQIND PERFAQESIMIN E GRAVE NE KOMUNA E BASHKI

Në fjalën e tij kryetari socialist tha se “sot në Shqipëri janë mbi një milion të papunë dhe nuk duhet të sëmuren po nuk patën lekë, kjo qeveri cdo gjë e ka kther në mall, drejtësia, shëndeti, kush ka lekë i blen kush s’ka nuk i blen.

“Në këtë aspekt një numër i madh nuk përfitojnë pasi shumë gra meqë janë të papuna nuk përfitojnë. Cdo nënë do përfitojë nga barrlindja edhe kur është e papunë. Sepse këto fëmijë në barkun e nënave janë me të drejta të bararbarta me ligj. Të nxisim pjesëmarrjen e grave në jetën shoqërore dhe familjare. Ju e di poezine” Burrat nën hije lozin kuvendojnë pika që s’iu bie se nga gratë rrojnë., sot i kanë prerë pemët dhe rrijnë në kafe dhe zihen kush është për PD dhe PS, kush ka gjysh ballist apo jo dhe hanë ato cfarë ju kanë bërë grate.

Dhe thonë të shtohen numri i grave, po s’ka gra dhe se me ke i bejnë femijët këta se me kë rrinë këta. Forcë e pazëvendësueshme në përfaqësimin politik, kemi shtuar kuotën për gratë, kemi numrin më të madh të gravë dhe duam ta shtojmë, të shtojmë numrin e grave, që marrin pjesë në qeverisjen e grave se duke lënë gratë pranë burrave bëhen si burra, ndërkohë që jemi të bundur për të marrë angazhim 50 përqind gra këshilltare në bashki dhe komuna. Kjo funksionon se sa më shume gra ka, aq më mirë funksionon trupa e përfaqësimit. Të mos ketë diskriminim, ne duhet të preferojmë gruan dhe vajzën jo burrin dhe djalin se ka ende mundësi ndërsa gratë nuk kanë. Ky është zotimi ynë, të shtojmë numrin e vajzave në përfaqësim ,të nxisim në sipërmarrje, të luftojmë papunësinë femërore si ajo rinore, dhe për ne është një objektiv kryesor për mirëqeverisje.

Luftë e ashpër për dhunën në familje, 18 gra dhe vajza u vranë masakruan , humbën jerën nën një rtysin barbarie të pashoqë. Në 2012 pasi u kaluan këto masa numri u rrit dhe shkoi 27. Kjo rritje bën të reflektojmë në disa plane, jo vetëm të aprovosh ligj , vetëm të shkruash në letër amendament që në letë sjellin ndryshime, ligjet janë bërë për tu vënë në jetë, që në fund të fundit cdokush ti respektojë. Hendek me atyre që shkruhen në letër dhe zbatohen, Shq që ëshët në bibliotekën e Jozefinës dhe asaj që është Shqipëria. Sado ta forcojmë kodin penal kjo nuk sjell përmirësim, na duhet të reflektoijmë për të parë se rrënjët e krimit janë gjetkë. Kur vijmë te dhuna ndaj gruas, a nuk është e dhunshme që nën presioni e pushtetit gratë që nuk janë në punë të mos marrin pjesë në aktivitetet e qeverisë”.

Ndërsa foli për skemën e taksimit Rama tha se “Takson pastruesen më shumë sesa Kryeparlamentaren, më shumë sanitaren sesa mjekun, kush fiton më shumë të paguajë më shumë, dhe e kundërta, vetëm nga skema e taksimit të ndershëm do fitojmë në 23 qershor, dhe vetëm nga skema cdo mësuese do fitojë një rrogë më shumë, dhe pdagogët”.


ORA 16:30 KETI BAZHDARI: GRATE TË UDHEHEQIN VOTEN FAMILJARE

Socialistja Bazhdari tha se sot ka “Diferencë mes dy gjinive dhe vlen shprehja “burrat rrojnë prej grave”, vullneti për të respektuar ligjin është i rëndësishëm. “Gratë do të udhëheqin votën familjare, ajo premtoi se do të ketë përmirësime për gratë e varfra, minoritetet rome etj. Bazhdari tha se “Mekanizmi kundër dhunës në familje është sfidë e PS-së dhe zotohemi ta zbatojmë.


ORA 16:25 OLTA XHACKA: MINISTRIA FOND QESHARAK PER PER GRATE

Mendësia patriarkale dhe tradita e hershme është ajo që frenon vajzat dhe gratë të përfshihen në shoqëri. Kështu është shprehur Olta Xhaçka në kuadrin e programit për barazinë gjinore.

“Papunësi alarmante, nënat të pasiguruara, pa kualifikim dhe pa punë, me fëmijët të pashkolluar, durojën dhunën”, - kështu e përshkruan Xhacka gjendjen e gruas sot në shoqëri.

“Tradita nuk shpëton qeverinë, mbështet me fonde qesharake gratë, 0.04 përqind të buxhetit të ministries” – tha ajo.

“Ne premtojmë politika konkrete dhe financim serioz, barazia mes grave dhe burrave duhet të reflektohet.”


ORA 16:20 MIMI KODHELI: TE FUQIZOJME GRUAN NE SHOQERI

Grupi socialist sot paraqet përparësitë, që do t’i japë grave dhe femrave në programin e vet. Mimi Kodheli tha se gjendja në të cilën paraqiten gratë sot janë të mjerueshme kjo “si pasojë e mungesës së një gjendje më të mirë ekonomike”. “ Do ta fuqizojmë vajzën dhe gruan, përmes afirmimit të tyrë, dhe përfshirjes në shoqëri” premtoi deputetja socialiste.

“Numri i grave të punësuara është ulur, janë më të varfra e më të diskriminuara sesa burrat. Do të ketë trajnim falas 6 mujor për vajzat e reja, ndërsa do të krijojmë këto mundësi”: - tha Kodheli.

1. Krijimi i mundësive për trajnim professional sipas kërkesave të tregut
2. Krijimi i mundësive reale
3. Mbrojtja e grave ne punesim
4. Politikat, që mbrojnë gratë në tregun e punës

Redaksia Online
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

'Me Inteligjencë Artificiale transferojmë në kohë të shkurtër legjislacionin e BE-së', Rama: Kroacisë iu deshën 7 vjet, angazhuan përkthyes të shumtë

'Me Inteligjencë Artificiale transferojmë në kohë të shkurtër legjislacionin e BE-së', Rama: Kroacisë iu deshën 7 vjet, angazhuan përkthyes të shumtë