Rama: Ekonomia gropë thithëse
shifrat e manipuluara
Kryetari Rama ia kushtoi analizës së të ardhurave fiskale mbledhjen e sotme të grupit PS. “Është më shumë se një krizë ciklike. Ekonomia reale është në një gropë thithëse që tërheq gjithmonë e më shumë. ”- tha Rama.
TIRANE - Në mbledhjen e radhës të grupit parlamentar të PS-së, fjala e kryesocialistit Edi Rama u përqëndrua tek ekonomia, përmes analizimit të të dhënave fiskale, që sipas tij, janë pasqyrë e shterimit të modelit ekonomik që është aplikuar në vend gjatë viteve të fundit. Përmes shpjegimit të një grafiku ku ishin renditur të dhënat fiskale për koorporatat, individët e biznesin e vogël, Rama tha se ekonomia është në një periudhë rrënimi të vazhdueshëm, ndërsa bizneset e vogla janë në gjendje kolapsi. Për Ramën, “pretendimi se futja e taksës së sheshtë e ka bërë transparent dhe më të efektshëm administrimin nuk qëndron dhe se një pjese e ekonomisë është zhytur në informalitet”
“Është më shumë se një krizë ciklike. Eshtë pasqyra e shterrimit të modelit ekonomik të zhvillimit që përkon me dallgët e një krize ekonomike. Ekonomia reale është në një gropë thithëse që tërheq gjithmonë e më shumë. ”- tha Rama.
Kreu socialist akuzoi qeverinë për shifra të manipuluara që tregojnë rritjen ekonomike dhe nëpërmjet grafikave të të ardhurave vërtetoi se edhe fitimet e koorporatave në 2012 kanë qenë më të ulëta se çdo vit tjetër.
"Shifrat tregojnë se jemi në një periudhë të rrënuar të ekonomisë reale. Kjo është më shumë se një recesion, kjo është pasqyra e një modeli ekonomik zhvillimi. Minimalisht është e dosmosdoshme që të ndërmerret ai hap që ne e kemi kërkuar prej kohësh që të hiqet taksa e biznesit të vogël sepse çdo muaj që kalon përkon me një rrënim që për shumë biznese të vogla do të jetë një rrënim i pakthyeshëm. Nëse llogarisim rënien e xhiros kombinuar me rritjen e borxheve apo të numrit të njerëzve në librat e veresijeve jemi në kushtet ku ekonomia reale është në një gropë thithëse që e tërheq edhe më shumë."- tha Rama.
Rama bëri thirrje për frenim të rrënimit ekonomik, i cili sipas tij nis në zgjedhjet e 23 qershorit.
Redaksia online (
sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Nëntor, 23:23
A po japin rezultat protestat e PD-së?
-
Po
14.7%
-
Jo
80.8%
-
Nuk e di
4.5%
Vota total: 468
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta e Izraelit me Hezbollahun/ Hyn në fuqi armëpushimi, festë në rrugët e Bejrutit
27 Nëntor, 07:26
-
Trump nënshkruan marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë për të filluar zyrtarisht transferimin e pushtetit
27 Nëntor, 07:13
-
Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë
26 Nëntor, 22:57
-
Dosja/ Zbardhen planet në Sky Ecc të Suel Çelës për të ekzekutuar me snajper Ardian Çapjan: Atë e kishte karamele, qëllon deri në 1 mijë metër! Pse dështoi atentati
26 Nëntor, 22:51
-
DOSJA/ 'Do e marrim si kec në tavë, mos t’i gjendet as nam e as nishan', ja si banda e Suel Çelës planifikoi vrasjen e 'Vis Korçarit'
26 Nëntor, 22:45
-
Kaq afër zgjedhjeve a ia vlen të harxhosh energji me protesta politike?
26 Nëntor, 22:44
-
SPAK e akuzon Artan Hoxhën për lidhje Suel Çelës, Muça në ‘Repolitix’: Axhendë në shërbim të klanit! Çaça: Kur bëhesh kundër një grupi tjetër, je pjesë e organizatës
26 Nëntor, 22:38
-
Dëshmitë e krimit, Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës
26 Nëntor, 22:29
-
Goditja e grupit të Suel Çelës, avokati në ‘Repolitix’: SkyEcc ka hapur një ‘kuti’ që s’e dimë kur do mbarojë
26 Nëntor, 22:15
-
Dosja e Suel Çelës, Meçe në ‘Repolitix’: Lidhjet me Artan Hoxhën, manipuloi hapësirën mediatike në shërbim të grupit kriminal! Mori zarfin në dorë
26 Nëntor, 22:10
-
Biden: Po pranimit nga ana e Izraelit të marrëveshjes për një armëpushim në Liban
26 Nëntor, 22:02
-
Protesta e PD, rritet numri, 44 protestues të shoqëruar në polici
26 Nëntor, 21:46