Ish-deputeti i PS, Arben Isaraj është emëruar nga kryeministri Edi Rama drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Shërbimit të Transportit Rrugor ose siç njihet ndryshe Drejtoria e Patentave. Burime për Shqiptarja.com thanë se kreu i qeverisë ka dhënë firmën tre ditë më parë, 29 shtator 2017, dhe sot ka qenë dita e parë Isarajt si drejtor.  

Ai zëvendëson në këtë detyrë Ylli Spahiun, një emër ky i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Arben Isaraj ka mbajtur për katër vjet postin e zv/ministrit të Drejtësisë në qeverinë "Rama 1". 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com