Rama emëron drejtorin teknik të
Burgjeve dhe atë të Hipotekës

Rama emëron drejtorin teknik të<br />Burgjeve dhe atë të Hipotekës
Kryeministri Edi Rama ka firmosur emërimin e drejtorit teknik të Burgjeve, Arjan Hoxha dhe atë të Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Arjan Bylykbashi, propozime këto të opozitës, pas arritjes së marrëveshjes Rama-Basha.  

Bylykbashi ka mbajtur deri në 2013-ën detyrën e Drejtorit të Përmbarimit në Tiranë, ndërsa është larguar nga ky post pas ardhjes së socialistëve në pushtet. 

E njëjta gjë vlen të thuhet edhe për drejtorin teknik të Burgjeve, Arjan Hoxha, edhe ai i larguar nga detyra e Shefit të Antikrimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Tiranës në vjeshtë të 2013-ës. 
arjan bylykbashi
(Arjan Bylykbashi drejtori teknik i Hipotekave)
arjan hoxha
(Arjan Hoxha drejtori teknik i Burgjeve)

Ikin Ilirjan Muho dhe Miklovan Kopani
Arjan Bylykbashi pason te Hipoteka Ilirjan Muhon. Ndërsa Arjan Hoxha, i cili deri në 2013-ën ka mbajtur detyrën e Shefit të Antikrimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, zëvendëson Miklovan Kopanin.  

Arjan Hoxha në 2014 u shkarkua nga Drejtoria e Policisë me akuzën për falsifikimin e diplomës.

Lëvizjet në disa drejtori vijnë pas marrëveshjes Rama-Basha e cila u konkludua me emërimin e 6 ministrave teknikë, një zv/kryeministër nga radhët e opozitës dhe 5 drejtorive, përkatësisht Drejtorinë e Burgjeve, Drejtorinë e Hipotekës, të ALUIZNI-t, të OSHEE-së si edhe Drejtorinë e Agjencisë së Bujqësisë, të cilat gjithashtu iu lanë opozitës. 

Kreu i ri i Hipotekës mori ryshfet nga 30 të burgosur për t'i liruar
Arjan Bylykbashi, vëllai i ish-deputetit të Partisë Demokratike, Aurel Bylykbashit, është nga dita e sotme drejtori i ri i Hipotekës.

Emërimi i Bylykbashit në këtë detyrë pritet të ngjallë shumë polemika, për shkak të problemeve që ai ka pasur në të shkuarën me ligjin.

Në vitin 2004, në kohën kur ai mbante detyrën e drejtorit juridik në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, Arjan Bylykbashi u arratis nga Shqipëria pasi u shpall në kërkim nga Prokuroria për shkak të akuzës së “shpërdorimit të detyrës”.

Mandati i arrestit u lëshua ndaj Bylykbashit pasi dyshohej se ai ishte i përfshirë në një skandal korrupsioni, ku në këmbim të parave bënte të mundur afrimin e datës së lirimit të të dënuarve.

Prokuroria hartoi atëherë një dosje kundër tij, në të cilën figuronin 30 emra të burgosurish, të liruar nga burgu në mënyrë të kundraligjshme falë manipulimeve të bëra nga Bylykbashi.

PD propozon Haki Mustafën për drejtor të OSHEE
Dy ditë më parë Rama firmosi emërimin e Ibrahim Morinës në postin e drejtorit te ALUIZNI-t në vend të Artan Lames, ndërsa ende nuk është shprehur për emrin e Haki Mustafës, ish-kryetar i minibashkisë nr.11 në zonën e Laprakës, në krye të OSHEE.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime