Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave janë emëruar edhe tre zv/ministra të rinj. 

Me firmën e kryeministrit Edi Rama, emërohet zëvendësministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, zv/ministre e Kulturës emërohet Valbona Shujaku si dhe Hajrulla Çeku emërohet zv/ministër te Ministria e Turizmit dhe Mjedisi.

Tre zv/ministrat e rinj vijnë nga Kosova. Ata u propozuan nga kryeministri Edi Rama në asamblenë e zgjeruar socialiste në fillim të muajit tetor. 

Zv/ministrat që marrin detyrën 

Besa Shahini -  Zëvendësministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë,

Valbona Shujaku - Zv/ministre e Kulturës

Hajrulla Çeku - Zv/ministër i Ministria e Turizmit dhe Mjedisit

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com