Rama emëron Xheni Halilin koordinatore të PS-së në Shkodër

Rama emëron Xheni Halilin koordinatore të PS-së në Shkodër

Xheni Halili

Xheni Halili është emëruar koordinatore e PS-së në Shkodër. Lajmi konfirmohet nga burime pranë PS-së Shkodër ku mësohet se ka qenë vetë Kryeministri Rama ai i cili ka vendosur për një emërim të tillë.

Vendimi është marrë gjatë vizitës se Kryeministrit Rama në Shkodër ku ky i fundit ka larguar nga kjo detyrë Megi Ajtyresen dhe ka emëruar Xheni Halilin në këtë pozicion.

Xheni Hallili nuk është një emër i panjohur për PS-së Shkodër. Ajo ka qenë kryetarë e FRESH në selinë roze në Shkodër, anëtare e Këshillit Bashkiak të Shkodrës. Aktualisht Halili po menaxhon situatën e vaksinimit në krye të Njësisë së Kujdesit Shëndetësore në Shkodër.

Xheni Halili ka mbaruar studimet për Drejtësi ndërkohë që ka kryer disa specializime jashtë vendit ndërkohë që diplomuar në Master në Suedi.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja