Rama-emigrantëve: Hera e
fundit që s'votoni aty ku jetoni

Rama-emigrantëve: Hera e<br />fundit që s'votoni aty ku jetoni
"Komunikimin Javor" të kësaj të diele, kryeministri Edi Rama ua ka dedikuar emigrantëve.

Kreu i qeverisë ka ardhur ndryshe në këtë 'Komunikim', të cilin e ka realizuar gjatë vizitës në Qarkun e Elbasanit dhe jo nga zyra e tij në Kryeministri.

Rama u shpreh se 25 Qershori do të jetë dita e fundit që emigrantët nuk do votojnë aty ku jetojnë. Kreu i qeverisë kërkoi votën e emigrantëve për të vijuar projektin, siç tha ai, për "Shqipërinë që duam".

"Kjo është hera e fundit që nuk mund të votoni nga ku jeni, se kemi nisur një punë kolosale për të regjistruar shqiptarët jashtë atdheut, të cilët për çerekshekulli nuk i llogariti askush.

Pa ju Shqipëria nuk do të kishte mbijetuar dot rrënimit ekonomik dhe social që mori përpara si dallgë e pandalshme shumë e shumë familje të zakonshjme të këtij vendi në vitet e panumërta dhe të stërzgjaturta të tranzicionit.

Pa ju, Shqipëria nuk do të kishte të ardhme, s’do ishte pasuruar me dije.

Pa ju Shqipëria s'do ta kishte fuqinë sot e ëndrrave dhe shpresave që frymëzon shembulli juaj në familjet tona, sektorët e jetës të atdheut tonë të përbashkët.

Jam shumë mirënjohës për gjithçka bëni për Shqipërinë, nga ju marr energji për të udhëhequr reformat që bëjnë shtet", tha Rama. 


"Ngrini telefonat dhe kërkojuni të afërmve të votojnë PS"
Partia Socialiste në zgjedhjet e 25 Qershorit, kërkon edhe votën e emigrantëve.

Rama u bëri thirrje emigrantëve shqiptarë jashtë vendit që të telefonojnë të afërmit të tyre dhe t'u kërkojnë të votojnë Partinë Socialiste.

Na ndihmoni me votën tuaj, ndihmoni PS-në për të bërë shumë më shumë për "Shqipërinë që Duam.

Prandaj ju lutem, merrni në telefon familjarët, bëjini të votojnë PS ditën e zgjedhjeve, bëjini 10 veta nga familja juaj të shkojnë të votojnë për rrugën e duhur, rrugën e fëmijëve tanë.

Thuajini njerëzve tuaj të zgjedhin njerëzit që dinë të bëjnë punë. Kërkojini të votojnë PS dhe të më mbështesin për ta bërë Shqipërinë shtet, për t'i dhënë këtij vendi të gjithë dinjitetin në sytë e fqinjëve dhe për të qenë atdheu që të gjithë duam"
, u shpreh Rama. 

"Do bëjmë më shumë mandatin e ardhshëm"
Duke pranuar se jo të gjitha premtimet e 2013-ës janë realizuar, kreu i qeverisë premtoi se mandatin e ardhshëm qeveria e drejtuar prej tij do bëjë më shumë. 25 qershori, sipas Ramës, do të jetë dita e të gjithë shqiptarëve.

"E di që ka nga ju që na kanë votuar në 2013-ën dhe thonë se duhet të ishte bërë edhe kjo, edhe kjo. Kemi bërë gjithçka që kemi mundur dhe shumë mbetet për t'u bërë, por ama kemi dhënë provën që dimë të bëjmë shtet.

Këtu nuk është betejë për fanellat e partive, por për flamurin kuqezi që për ju në emigrim është krenari e dhimbje. 25 qershori duhet të bëhet dita jonë kuqezi, e gjithë shqiptarëve", 
u shpreh Rama.

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari