TIRANE - Kryetari i Partisë Socialiste ironizon deklaratat e kryeministrit sot pasdite në një tryezë të rrumbullakët me biznesmentët e tij. Rama thotë se Berisha kopjoi programin e PS-së për mikrokreditimin për të rinjtë.

“Berisha bën takime natën për të shpallur idetë e kopjuara nga ne. Gënjen kur thotë se mikrokreditimi ka qenë ëndrra e tij”- shkruan Rama në  Twitter.