Rama: Falenderoj demokratët që
na u bashkuan, fitore në Dibë

Rama: Falenderoj demokratët që <br />na u bashkuan, fitore në Dibë
TIRANE - Lideri i opozitës, Edi Rama e ka nisur prezantimin e një tjetër kandidati për deputet, me falenderimin e bashkimit në Partinë Socialiste të 200 qytetarëve të djathtë të Dibrës, të cilët shprehën se do të mbështesin programin e PS.

Nga foltorja e selisë rozë Rama prezantoi sot Shkëlqim Canin si kandidat për deputet të PS në Dibër.

Cani deklaroi bindshëm se do të drejtojë punën për një fitore.

Ai vuri theksin në tre shtylla kryesore ku do të mbështet puna në qarkun e Dibrës,

1-Rruga e Arbrit
2-Bujqësia, blegtoria
3-Çështja e minierave, çështja e kromit.

“Minatorët të kenë një jetë normale. Të shtojmë të punësuarit”, përfundoi Cani.

Sherefedin Shehu: Rama po bllokon rrugën e Arbrit

Ndërkohë, deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e  Dibrës, Sherefedin Shehu, ka akuzuar Ramën se po bllokon integrimin e vendit dhe punimet për rrugën e Arbrit.

"Rama ka detyruar deputetët e tij të votojnë kundër rrugës së Arbrit", tha Shehu.

Në përfundim të fjalës së tij, Shehu tha se brenda vitit do fillojnë punimet për ndërtimin e tunelit në këtë rrugë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

I mërzitur dhe me prerje në fytyrë e kokë, habit Guardiola: Doja të lëndoja veten

I mërzitur dhe me prerje në fytyrë e kokë, habit Guardiola: Doja të lëndoja veten