Rama: Fëmijët e të rënëve në krye të detyrës ndihmë nga shteti deri në moshën 18-vjeç

Kryeministri Edi Rama  ka zbuluar se vendimi i parë i qeverisë së tij, në mandatin e tretë do i kushtohet fëmijëve të të rënëve në krye të detyrës, përfshirë këtu edhe mjekëve. AI ka bërë me dije se për ta do të ketë një kujdes të posaçëm nga shteti deri kur të mbushin moshën 18 vjeç.

"Kemi qenë të tunduar për të bërë nderimet përkatëse, por në fund kemi mbetur të mendimit që nderimet duhen bërë në fund të kësaj lufte dhe prandaj jam shumë mirënjohës urdhrit të Infermierëve për këtë mundësi që na jep që të nderojmë me përulësi dhe mirënjohje ato që nuk janë më mes jush dhe njëkohësisht ta shfrytëzojmë këtë mundësi për t'ju përcjell juve shprehjen më të sinqertë të respektit dhe mirënjohjes, sepse ju e dini që cilido prej jush. Një falenderim shumë të madh për të gjithë ju dhe kolegët që nuk janë këtu sot me ne për shkak të detyrës. Nga ana tjetër, duke parë fotografitë e kolegëve dhe kolegeve që humbën jetën në këtë përpjekje që më duket vendi i duhur për ta përsëritur një angazhim që e kam marrë që përpara ditës së zgjedhjeve që vendimin e parë të qeverisë së re ne do ia kushtojmë atyre që quajmë me plot gojës, fëmijë të Republikës, vajzat dhe djemtë e të gjithë njerëzve që i kanë shërbyer qytetarëve dhe shtetit dhe kanë rënë në krye të detyrës dhe sigurisht që fëmijët e të rënëve në krye të detyrës mes bluzave të bardha nuk do jenë vetëm pasi me këtë ligj të ri ne do të miratojmë, për ta deri në ditën e daljes së tyre të pavarur në jetë do të kujdeset shteti në mënyrë të posaçme". Kur dikush bën një akt heroik sic ishte akti i atij djalit të ri që ishte dhe baba i ri, një fëmijë 4 vjeç që humbi jetën për të shpëtuar të tjerë nga flakët dhe gjëja që shteti bën si rezultat i vendimeve të marra më parë është t'i dorëzojë një certifikatë dhe t'i lidhi familjes një pension. Kjo është më shumë se asgjë, por besoj se jemi më të mirë se kaq dhe ne mund të bëjmë më mirë se kaq si shoqërid he si qeveri në emër të shoqërisë. prandaj është koha që jo vetëm t'i nderojmë këta njerëz të mirë dhe profesionist të përkushtuar, por të marrim përsipër që të kujdesemi për fëmijët e tyre në mënyrë që bashkëshortët e tyre të mbetur të vetëm të mos kenë vetëm certifikatën e varur në mur dhe atë pensionin krejt modest për një jetë të humbur që të mos kthehet më, por edhe një mbështetje të vazhdueshme konkrete dhe të pandërprerë për fëmijët deri kur të dalin të pavarur. , tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama: Fëmijët e të rënëve në krye të detyrës ndihmë të posaçme nga shteti deri në moshën 18-vjeç! Kim-Soreca: SHBA dhe BE krah jush (VIDEO)


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja