Rama: Festimet, mediokre po
shfaqen shenjat e korrupsionit

TIRANE- Kryetari i Partisë Socialiste deklaron se përveç “mediokritetit” aktivitetet e programuara për 28 Nëntor po vishen dhe me hijen e korrupsionit. Në mbledhjen e grupit socialist e cila u zhvillua në selinë PS, Rama iu referua tenderit për realizimin e 3 koncerteve me rastin e 100 vjetorit, për të cilat do të jepen gati 1 milionë euro. Lajmi është publikuar sot në gazetën Shqiptarja.com.

“Sikur të mos mjaftonte mediokriteti në këtë programim tërësisht amatores, me nota shumë të rëndomta të vulgaritetit të së shkuarës, ditë pas dite shfaqen edhe shenjat e korrupsionit në procesin e jetësimit të këtij programi. Jo më larg se sot është bërë publik edhe shqetësimi i një zyrtari të lartë të qeverisë lidhur me 1 milionë euro që i adresohen tre koncerteve pa asnjë procedurë normale, në një përpjekje të hapur për t’i shfrytëzuar të treja koncertet si një oportunitet korrupsioni. ”- tha Rama.

Ai e cilësoi programin e qeverisë për 28 nëntorin si “mediokër pa asnjë vision e shije europiane krejt i padenjë për këtë moment historik kaq të rëndësishëm”

Rama informoi se ditën e shtunë në Prishtinë, në bashkëpunim me qeverinë e Kosovës do të organizojë një ekspozitë. Kreu i PS-së ftoi të gjithë deputetët dhe qytetarët të vizitojnë ekspozitën ” Besoj se do të lërë gjurmë dhe mbresa të thella në rrugëtimin e 28 Nëntorit.”- tha Rama.

Rama shtoi se projekti “Ngrij Flamurin’ në internet ka një interest ë madh nga të rinjtë, të cilët tregojnë ëndrrën e tyre për Shqipërinë e nesërme. 100 prej tyre, me ëndrrën më të bukur do të shkojnë në Vlorë më 28 Nëntor.

RAMA:KUSHTET TONA PER VOTIMIN E 3 PR/LIGJEVE
Duke u ndaluar në votimin e 3 pr/ligjeve si kusht për marrjen e statusit të vendit kandidat Rama përsëriti qëndimin e palëkundur se nuk do të votohen pa i kthyer Këshillin e Qarkut të Fierit PS, dhe parimin e barazisë mes mazhorancës e opozitës në parlamanet.  ”Ligjet do t’i votojmë në momentin që mandati i marrë nga zgjedhjet e majit të shkuar në Fier, do të shkojë në duart e atyre që populli i Fierit i ka përcaktuar si administratorët e këtyre 4 viteve, që janë të zgjedhurit e PS. Nuk ka asnjë kuptim që të vazhdojmë të miratojmë ligje, ndërkohë që zbatueshmëria e ligjit është në nivelin më të ulët dhe në rastin konkret cënon drejtëpërdrejtë një vendim të formës së prerë të Gjykatës. Me t’u zbatuar vendimi do përfshihemi në votimin e draftit për Gjykatën e Lartë” tha Rama.
Lidhur me reformën parlamentare ai shtoi “Sa i takon reformës parlamentare jemi në pritje që pala tjetër të pranojë variantin e dakordësuar me ekspertët ndërkombëtar, duke pranuar parimin e trajtimit të barabartë të mazhorancës dhe opozitës në sallën e parlamentit. Sapo të pranohet do miratojmë reformën parlamentare"

Redaksia Online
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet