Kryeministri Rama feston sot ditën e lindjes. Ai lindi më 4 korrik të 1964 në Tiranë.

Kabienti qeveritar dhe grupi parlamentar i PS mëngjesin e sotëm kanë shkuar në kryeministri, për të surprizuar kryeministrin. 

Report Tv dhe shqiptarja.com siguron videon kur ligjvënësit dhe ministrat e PS shihen duke dalë nga Kryeministria pas festës së organizuar herët në mëngjes. Mes tyre janë dhe deputetët Mimi Kodheli, Erjon Braçe, Nasip Naço, ministri Ervin Mete .

Më pas janë nisur drejt Kuvendit për të marrë pjesë në seancë parlamentare.

Ai e nisi karrierën politike në vitin 1998, ku u emërua si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Një post që e mbajti për 2 vite.

Në vitin 2000 ai u zgjodh për herë të parë kryetar i Bashkisë së Tiranës, ndërsa u rizgjodh në vitin 2003 dhe 2007.

Që prej vitit 2013 ai është kryeministër i Shqipërisë dhe synon mandatin e tij të katërt në zgjedhjet 2025.