Rama firmos: Ilir Proda drejtori i ri i Policisë së Shtetit! Ministri Hoxha: Institucionet verifikuan pastërtinë e tij! Procesi transparent

Tirane- Kryeministri Edi Rama firmos emrin e Ilir Prodës si drejtori i Policisë së Shtetit. Së shpejti hapet gara për drejtorët e policive në qarqe.

"Sot jam këtu para jush, pasi Këshilli i Ministrave mori një vendim shumë të rëndësishëm, me propozimin e Ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave miratoi Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, zotin Ilir Proda. Pas një konkurrimi mbi më shumë se 10 drejtues të lartë policie dhe verifikimeve të bëra nëpërmjet procesit të pastërtisë së figurës së kandidatëve " tha ministri Hoxha pas mbledhjes së qeverisë.

Pyetje: A e përligj imazhin e ri të drejtorit të policisë së shtetit fakti që SPAK më herët i ka sekuestruar telefonin për të bërë verifikime lidhur me dekonspirimin e një operacioni sa i takon bandave të Elbasanit?

Përgjigje: "Fakti që të gjitha organet ligjzbatuese u pyeten në një kohë record dhe përgjigjja e tyre ishte shumë e shpejtë, kandidaturat janë verifikuar nga cdo organ ligjzbatues dhe pastëria e tyre është në përputhje të plotë me ligjin. Ky proces konsiderohet transparent, integrues dhe drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i ka kaluar këto etapa të verifikimit" tha Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha

Menjëherë pas emërimit të tij si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit do të hapet konkurrimi, për një proces të ri, sa i përket gjithë drejtuese të policisë në qarqe.

Kush është Ilir Proda?
Karrierën në Policinë e Shtetit e nisi në vitin 2005 në Komisariatin nr. 3 në Tiranë për 6 vjet me radhë, për të vijuar me detyra të tjera të rëndësishme, shef në disa komisariate të ndryshme në vend, përfshirë edhe detyra në drejtorinë e përgjithshme në seksionin kundër narkotikëve dhe njësisë kundër krimeve. Për 4 vite me radhë mbajti detyrën e zv/drejtorit të krimeve të Korçës dhe Elbasanit, deri në mars 2023 kur u emërua drejtor i qarkut, po në Elbasan. Së fundmi SPAK i sekuestroi celularin mbi dyshimet e dekonspirimit të operacionit të Çopjave më 31 korrik, i cili pritet të verifikohet në vijim nga ekspertët.

Në garën për drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ishin edhe drejtori i Policisë së Gjirokastrës, Ardian Çipa, drejtori i Policisë Kriminale, Neritan Nallbati, dhe drejtori i Policisë së Durrësit, Skënder Hita, Adriatik Tafçiu, Gentjan Shehaj, Idajet Faskaj, Lutfi Minxhozi, Pëllumb Seferi dhe Rebani Jaupi. 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjergji: 04/10/2024 02:44

    Suksese drejtor Ilirit, por gjykoj se Lutfi Minxhozi ishte kandidatura me e pershtatshme. Asnje hajdutllek gjate gjithe kohes se punes. Asnje pasuri ne emër te tij apo familiareve te gruas. Me shume se 30 vjet eksperience. Do ti sherbente shumë policise se shtetit.

    Përgjigju
  • Alban Çela: 02/10/2024 19:05

    Urime drejtor Ilirit. Me i mire se Muhamet Rrumbullaku eshte. E kam provuar te jem nendrejtor ne Elbasan dhe eshte vendi me i veshtire ne Shqiperi. Drejtor Iliri e ka patur ne kontroll Elbasanin gjate gjithe vitit. Do ishte krenari per mua te punoja me te si oficer karriere qe jam. Vetem Ilir Proda mund te njohe arritjet e mija ne Shkoder dhe Kukes, vende ku me persekutoi ministri i atehershem. Urime drejtor Iliri, vetem suksese zemra Banir.

    Përgjigju
  • Polic #: 02/10/2024 17:16

    Duhet të fitonte Idajet Faskaj!! Megjithatë i urojmë punë të mbarë shefit të ri!! $uk$e$e!!

    Përgjigju
  • avokati: 02/10/2024 16:21

    po ca konkursi thone keta more, po a doli nje avokat ne nje studio televizive dhe tha qe eshte paracaktuar qe drejtor do behet ky qe para nje muaji te konkursit...

    Përgjigju
  • Qytetari: 02/10/2024 14:21

    Me fal, po ketij sikur i konfiskuan telefonin pasi dyshonin se kishte dekonspiruar operacionin e Spak ndaj klanit Copja? Edhe nese eshte i pafajshem, fakti qe eshte i dyshuar duhet ta perjashtoj nga cdo gare. Apo kur deputetet zgjidhen nga Bora dhe Romina cfare mumd te presesh per drejtorin e policise. I leshove pellumbat me ne fund o i gjate.

    Përgjigju
  • E DREJTA: 02/10/2024 14:09

    JAM E SIGURTE QE DO TJA BEJ TECIN SI PS EDHE EDI RAMES....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?