'Rama fitoi pa lënë hapësirë për kontestim', Ralf Gjoni i ashpër: Basha dhe Kryemadhi të japin dorëheqjen! Meta të mbaj fjalën, në momente të tilla duken burrat

'Rama fitoi pa lënë hapësirë për kontestim', Ralf Gjoni i ashpër: Basha dhe Kryemadhi të japin dorëheqjen! Meta të mbaj fjalën, në momente të tilla duken burrat

Deputeti Ralf Gjoni thotë se PS dhe Edi Rama i kanë fituar zgjedhjet dhe nuk lënë asnjë hapësirë për kontestim. Në një shënim në rrjetet sociale Gjoni thotë më tej se PD ka humbur shumë rëndë, ndërkohë që shton se Lulzim Basha duhet të japë dorëheqjen, pasi ka humbur për të katërtën herë.

Po ashtu Gjoni nuk lë pa përmendur edhe LSI-në për të cilën shkruan se ka pësuar një shtrydhje ulëritëse deri në avullimin e partisë. Për Kryemadhin, Gjoni thotë se edhe ajo duhet të japë dorëheqjen për shkak të paaftësisë së saj për të ruajtur një parti që bashkëshorti i saj ia la me 19 deputetë. Më tej Gjoni thekson se edhe Ilir Meta duhet të mbajë fjalën dhe të largohet nga posti më i lartë i shtetit, duke theksuar se në të tilla momente duken burrat dhe unë për të tillë e kam pas njohur.

'Duam apo s’duam, Partia Socialiste & Edi Rama i kanë fituar zgjedhjet parlamentare qartazi dhe pa lënë asnjë hapësirë për kontestim. Me trishtim më duhet t’i them ‘Good Luck’!

Partia Demokratike e Shqipërisë ka humbur rëndë, për të disatën herë, pa mundur të frymëzojë atë bashkësi të madhe shqiptarësh të inatosur me arrogancën e korrupsionin e rilindjes.

Lëvizja Socialiste për Integrim ka një shtrydhje ulëritëse deri në avullim të partisë, e cila i kishte të gjitha shanset para 4 vjetësh të kontribuonte në koalicion për Shqipërinë e të rritej si lëvizje. E si mund të ndodhte ndryshe???

Ky rezultat duhet lexuar me shumë kujdes nga të gjithë ne opozitarët e vërtetë, dhe me përgjegjësi maksimale prej atyre që i humbën këto zgjedhje.

Kjo do të thotë pikë së pari që Luzlim Basha i humbës për të katërtën herë (3 herë në garë e 1 herë në tavolinë) duhet të japë dorëheqjen menjëherë, pa vonesa e të largohet si një aktor i paaftë politik e si një i përkëdhelur i Doktorit.

As njëri e as tjetri, nuk i duhen më as dreqit, e jo më parlamentit. PD duhet të hapet për njerëz normalë që ndjehen natyrshëm të djathtë e të gatshëm për t’a riformatuar e rindërtuar atë parti sipas një modeli evropian modern e mbi baza të vërteta demokratike.

PD është aset kombëtar, jo SH.P.K. e as pronë private. Monika Kryemadhi duhet të japë dorëheqjen gjithashtu për shkak të paaftësisë së saj për të ruajtur një parti që bashkëshorti i saj ia la me 19 deputetë. Përndryshe, LSI do të pushojë së ekzistuari brenda dy vjetësh.

Pas tyre, i takon Presidentit Ilir Meta të mbajë fjalën e të dorëhiqet nga posti më i lartë i shtetit. Në të tilla momente duken burrat dhe unë për të tillë e kam pas njohur!

Nuk ju kemi më borxh asnjë sekondë të jetës sonë, asnjë grimcë vëmendjeje e mbi të gjitha të ardhmen e fëmijëve tanë. Mjaft luajtët e u tallët me dëshirën tonë të pastër për t’a bërë këtë vend!'- shkruan Gjoni.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vjosa: 28/04/2021 00:44

    vendosni sali mut berishen,,me ate kryetar pd shkon ne rrugen e duhur...

    Përgjigju
  • JamKushJam: 27/04/2021 21:10

    Ralfi, pash zotin, kujdes se te pret gjuhen me cfurk ish lideri jot!!!! hahahahahahahahahahahahahahahahahahaha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mirel Josa nuk është më trajneri i Besës! Pas 12 ndeshjesh në drejtim të ekipit kavajas ndërpritet marrëdhënia

Mirel Josa nuk është më trajneri i Besës! Pas 12 ndeshjesh në drejtim të ekipit kavajas ndërpritet marrëdhënia