"Qeveria ka fituar betejën me kanabisin". Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama gjatë mëngjesit të punës me gazetarët këtë të enjte, pas mbledhjes së qeverisë së re në Velipojë.
 
Lufta kundër drogës ishte prioriteti kryesor i qeverisë gjatë këtij viti dhe suipas vlerësimit të kreut të qeverisë, kjo betejë tashmë është fituar. 

"Nuk diskutohet që jemi në një fazë përmbyllëse të kësaj beteje, që nuk diskutohet që e kemi fituar. Nga ana tjetër bëhet gjithandej përpjekje për ta shpërndarë gjithë andej këtë lloj propagande, një lloj përpjekje e turpshme.

Jemi në kushtet që edhe partnerët e konfirmojnë se territori është tërësisht i pastruar nga kjo mortje. E kam fjalën për kanabisin. Këto që ndodhin në pikëpamjet e transportit dhe luftës që zhvillohet për penguar trafikuesit është inertësi që do zhvillohet për një kohë të shkurtër dhe më pas nuk do përbëjë më asnjë lajm
”.

Rama shton se “lufta kundër ndaj kultivimit të drogës dhe trafikimit të saj është në rrugë të mbarë”. “Gjeni një tjetër film me se të merreni”- tha Rama.

"Burg kush nuk justifikon pasuritë"
Gjithashtu, kreu i qeverisë paralajmëroi se kushdo që ka një pasuri të pajustifikuar, do kalbet në burg.

“Do jetë i kopsitur edhe nga pikëpamja legale që të mos jetë një operacion që fillon me sukses me policinë dhe dështon në hallkat e tjera.

Ne do shtrijmë këtë proces deri kur feudali i fundit të jetë dorëzuar, se historia e Shqipërisë të ndarë në feude të fortësh për ne është e papranueshme.

Kush ka pasuri të çfarëdollojshme, që nga pasuritë e mëdha me 4 rrota, deri te pasuritë me shumë kate, por s’ka bërë një punë në jetën e vet, do duhet ta justifikojë ose do kalbet në burg”,
tha kreu i qeverisë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com