"Gjermania ka një shpirt skuadre dhe yjet e saj i vë në krye që të shkëlqejnë gjithmonë kudo ashti si në futboll".
Me konsideratë të lartë dhe lavde ka folur kryeministri Edi Rama, sot për Gjermaninë, ndërsa ishte i ftuar për të insepktuar ambientet e një biznesi gjerman të hapur në Tiranë.
Ndërkaq Rama deklaroi se harmonia në skuadër dhe bërja e punëve me rradhë është në kulturën e biznesit gjerman.
"Gjermana ka pasur yjet e veta në futboll por ka pasur gjithmonë suksesin e skuadrës dhe që yjet ti vërë në shërbim të skuadrës dhe skuadra ta ketë yllin e shkëlqyer. Kjo është në kulturën e biznesit gjerman.
Ju (gjermanët) jeni më të mirët në botë dhe e dini se gjërat vijnë me rradhë, prandaj nuk ngatërroheni siç bëjmë ne të tjerët", tha Rama në mjediset e Lufthansa Industry Solutions, një investim i madh i gjigantit të fluturimeve gjermane në vendin tonë.
Kryeministri gjithmonë ka pasur vlerësime të larta për Gjermaninë dhe për kancelaren Angela Merkel, e cila ka qenë një mbështetje për Shqipërinë në procesin e integrimit.