Rama flet me shifra, ja skenari më optimist i qeverisë: Akademinë e Transparencës e kërkova unë

Rama flet me shifra, ja skenari më optimist i qeverisë: Akademinë e Transparencës e kërkova unë

Kryeministri Edi Rama ka folur pas Konferencë së Donatorëve duke e cilësuar shumën e marrë nga prej 1.15 miliardë euro përtej pritshmërive dhe kaloi edhe skenarin më optimist të hartuar nga qeveria e tij. Ai tha se maksimumi që prisnin të merrnin ishte 130 milionë euro grante dhe 600 milionë euro kredi.

"Ne kemi bërë punë me laps nga 0 deri te një plan optimist dhe 1.15 miliardëshi ishte përtej pritshmërive. Në një skenar të frymëmarrjes së lehtë për ne ishte të merrnim 300 milionë euro kredi dhe 80 milionë euro grante. Skenari më optimist ishte të merrnim 130 milionë grante dhe pjesa tjetër, 600 milionë euro kredi. Ajo që morëm ishte përtej suksesit", tha Rama në 'Real Story'.

Në lidhje me ekzekutimin e fondeve për rindërtim, Rama tha se qeveria nuk do të administrojë asnjë qindarkë, por do të bëhet përmes mekanizmave transparente, ku do të ketë edhe përfaqësues të donatorëve. 'Ne nuk do të administrojmë asnjë qindarkë, në një rreth të mbyllur qeverie. Kemi ndërtuar një mekanizëm për zbatimin, pjesë e të cilës do të jenë edhe donatorët. Opozitën nuk do ta ftojmë, pasi oponencë do të kemi ata që kanë dhënë paratë', tha Rama    

Kryeministri shtoi se dhe Akademinë e Transparencës e ka kërkuar ai gjatë vizitës në SHBA. 'Akademinë e Transparencës e kam kërkuar unë kur isha atje dhe jo SHBA. Isha unë që thash atje dua një akademi transparence që fillon me një pilot për rindertimin, dhe më pas do të kontrollojë gjithë proceduart.'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:02
Rama: Lulin e bind brenda orës, por ndërkombëtarët kanë shumë kushte

Kryeministri Edi Rama ka thumbuar kryetarin e opozitës Lulzim Basha, i cili tha se atë e bind brenda pak orëve në tryezat që mund të zhvillojnë, por ne negociatat për integrimin është më e vështirë pasi ato kanë shumë kushte. Rama tha se hapja e negociatat nuk varet në dorën e Shqipërisë pasi ajo i kishte plotësuar kushtet që tetorin e kaluar, por nga politikave të brendshme të vetë BE.

Nuk janë 9, janë 900 kushte për t’u anëtarësuar në BE. Çelja e negociatave nuk është si tryezat e mia me Lulin, më duhet vetëm pak orë që të bind atë. Negociatat janë kushte, kushte, kushte", tha Rama në 'Real Story'

Nëse do të pranonte marrëveshje me Bashën, Rama tha se do ta bënte një gjë të tillë në çdo kohë, përveç datës 17 nëntor, kur është çlirimi i Tiranës, ndërsa e cilësoi Bashën si kryebashkiakun më të dështuar.

Në çdo sekondë jam gati të bëj marrëveshje, në 17 mars, 17, qershor, 17 tetor… përveç 17 nëntorit, që e kemi çlirimin e Tiranës dhe nuk merrem me kryetarin e dështuar", tha Rama.

Ora 22:18
'Po më pret Zaho në shtëpi', Rama lë përgjysmë intervistën

Kryeministri Edi Rama që në fillim të intervistës së tij në 'Real Story' tha se koha e tij është e kufizuar dhe se do i duhet të lëvizë më herët nga emisioni pasi sot ka ditëlindjen vajza e tij Rea.

'Me vjen keq t'ju them se do më duhet të lëviz më herët dhe se koha ime këtu është e kufizuar pasi vajza ime ka sot ditëlindje' tha Rama, i cili gjatë diskutimit me të ftuarit në studio u kërkoi atyre të shfrytëzojnë mirë kohën pasi 'po e pret Zaho në shtëpi për të festuar ditëlindjen e motrës'.

Madje disa herë kryeministri përsëriti se ka më të rëndësishëm 'Zahon dhe ditëlindjen e vajzës së tij' se sa hipotezat e hedhura nga opozita apo presidenti Meta. Ai u kërkoi ndjesë spektarorëve dhe u largua. Rama qëndroi vetëm 1 orë, në një intervistë që zgjat 2 orë dhe në rastin e kryetarit të qeverisë mund të shkonte edhe më gjatë, kur interesi i qytetarëve është i lartë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlore: 18/02/2020 23:18

    U thinje për Shqiperine o gjigande babai kombit

    Përgjigju
  • Haha: 18/02/2020 23:13

    Lulin e pshurr brenda ores po nuk e len nderkombetaret

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë