Vizita e kryeministrit Rama në Beograd dhe takimi i këtij të fundit me homologun e tij serb, Vuçiç, është cituar dhe nga Reuters. Agjensia ndërkombëtare e lajmeve e ka konsideruar këtë vizitë si historike, ndërsa vetë Rama tha për Reuters se vetë BE duhet nxitojë më tepër në proceset e integrimit për Ballkanin Perëndimor, kjo me idenë se mund të ulë tensionet në rajon.
“Lodhja e zgjerimit, dakord, por ka edhe një lodhje durimi që po kërcënon Ballkanin; nëse mbaron durimi, më mirë të mos parashikojë cfarë mund të ndodhë.
Kushdo që mendon se Ballkani është jashtë Europe, kështu që nuk është një problem evropian, e ka krejtësisht gabim”- deklaroi Kryeministri Rama për Reuters.
Agjensia e njohur e lajmeve ka cituar Kryeministrin shqiptar dhe kur, në pikën më kulminante të konferencës me homologun e tij serb, thotë se “ne kemi dy pozicione krejtësisht të ndryshme në Kosovë, por realiteti është një dhe i pandryshueshëm”. Kjo e fundit, sipas Reuters ka ndezur gjakërat mes dy vendeve që nuk njihen për ndonjë miqësi fort të mirë në kohë. Por, në artikullin e Reuters, theksohet dhe paradoksi se të dyja vendet duan ti përkasin gjithashtu të njëjtës familje europiane.
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com